Flash

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Hamasi ishte më barbar se ISIS

Lapsi.al 9 October 2023
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Hamasi ishte më barbar

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, gjenerali Daniel Hagari, deklaroi së fundmi se Hamasi ishte më barbar dhe më brutal se ISIS. Ai shtoi se Izraeli do t'i përgjigjet me vendosmëri dhe forcë këtyre krimeve të luftës të paprovokuara.

"Hamasi ishte më barbar dhe më brutal se ISIS. Më lejoni të jem i qartë: Izraeli do t'i përgjigjet me vendosmëri dhe forcë këtyre krimeve të luftës të paprovokuara", tha Hagari.

Grupi militant i Hamasit që sundon Rripin e Gazës kreu një sulm vdekjeprurës me shumë fronte në Izrael të shtunën në mëngjes, duke vrarë të paktën 400 izraelitë dhe duke rrëmbyer disa të tjerë. Ndërsa luftëtarët e Hamasit hodhën mijëra raketa dhe depërtuan në kufirin e fortifikuar të shtetit hebre në disa vende, sulmi hakmarrës nga Izraeli deri më tani ka marrë më shumë se 700 jetë në Rripin e Gazës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI