Flash

Për Serbinë ende asnjë masë, BE pezullon ndihmat për Palestinën

Lapsi.al 9 October 2023
Për Serbinë ende asnjë masë, BE pezullon ndihmat për

Bashkimi Evropian ka ndaluar pagesat e ndihmës zhvillimore për palestinezët, duke vendosur 691 milionë euro “nën shqyrtim”, pasi Hamasi sulmoi Izraelin, tha Brukseli më 9 tetor. “Shkalla e terrorit dhe brutalitetit kundër Izraelit dhe popullit të tij është një pikë kthese. Situata nuk mund te jete më njësojë”, tha komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan REL.

“Si donatori më i madh për palestinezët, Komisioni Evropian ka vendosur nën shqyrtim gjithë portofolin e zhvillimit, që është në vlerë prej 691 milionë eurosh”, shtoi ai.

Varhelyi tha se ky vendim nënkupton që “të gjitha pagesat do të pezullohen menjëherë. Të gjitha projektet janë nën shqyrtim. Të gjitha propozimet e reja buxhetore, përfshirë edhe ato për vitin 2023 janë shtyrë deri në një njoftim të ri”. Të martën, ministrat e Jashtëm të BE-së do të takohen për të biseduar për situatën në Izrael dhe Gaza, pas sulmit të befasishëm të kryer nga militantët e Hamasit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI