Flash

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira të pakta

Lapsi.al 9 October 2023
Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira të pakta

Deri në mesditë kthjellimet dhe vranësirat e pakta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar zonat malore përgjatë kufirit lindor të cilat do të paraqiten me vranësira disi më të dendura. Kjo situate atmosferike do të na shoqërojë në pothuajse të gjithë vendin deri vonë në mbrëmje ku pritet shtim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 32°C. Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Orët e para të mëngjesit dhe mesdita do të sjellin në republikën e Kosovës mbizotërim të intervaleve me kthjellime dhe vranësira të dukshme, të cilat në zonat veriore dhe verilindore do të sjellin reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Ndërsa pritet që edhe gjatë pasdites vranësirat të mbeten prezente në të gjithë territorin, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 gradë në mëngjes, si edhe 2-3 gradë rënie pritet në vlerat e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C. Për sa i përket erës do të fryjë mesatare për-gjatë gjithë 24-orëshit me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV mbetet në ndikimin e motit të kthjellët gjatë orëve të paradites, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta nëpër të gjithë MV, më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat jugore dhe jugperëndimore. Kjo situatë e atmosferike do të na shoqërojë gjatë natës në të gjithë republikën e MV. Temperaturave të ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes por një rënie e lehtë do të sjellë mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor.

Europa

Europa veri-verilindore do të vijojë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat sjellin në këto rajone të kontinentit reshje në formë shtrëngate të shoqëruara herë pas here me fuqizim të parametrit të erës. Po ashtu me vranësira dhe rrebeshe shiu paraqitet pjesërisht Europa qendrore. Ndërsa me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash pritet të jetë Europa jugperëndimore dhe Europa juglindore.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI