Flash

Paralajmëron Netanyahu: Përgjigja e Izraelit do të ndryshojë Lindjen e Mesme

Lapsi.al 9 October 2023
Paralajmëron Netanyahu: Përgjigja e Izraelit do të ndryshojë

Përgjigjja e Izraelit ndaj një ofensive të paprecedentë dhe të shumëfishtë nga militantët palestinezë nga Rripi i Gazës do të “ndryshojë Lindjen e Mesme”. Kështu deklaroi kryeministri Benjamin Netanyahu. Netanyahu foli me kryetarët e qyteteve kufitare jugore që u goditën nga sulmi i befasishëm, tha zyra e kryeministrit në një deklaratë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Kryeministri i Izraelit tha: “E di që keni kaluar gjëra të tmerrshme dhe të vështira. Ajo që do të kalojë Hamasi do të jetë e vështirë dhe e tmerrshme! Tashmë jemi në mes të fushatës dhe sapo e kemi nisur. Udhëheqja juaj është shumë e fortë në këto ditë të vështira, do të duhet kohë dhe kërkohet një qëndrim i fortë në ditët e vështira në vazhdim”.

Netanyahu premtoi se “shteti do të kthejë çdo gur për t’ju ndihmuar të gjithëve” dhe shtoi se “ai po ju kërkon të qëndroni të fortë sepse ne do të ndryshojmë Lindjen e Mesme. Ju përqafoj ju dhe banorët, jemi të gjithë bashkë dhe do t’i mposhtim me forcë, me shumë forcë”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI