Flash

Operacioni i dështuar i policisë, arreston vetëm shefin e komisariatit dhe sekuestron 23 kg kanabis, shpëtojnë krerët e grupit kriminal

Lapsi.al 9 October 2023
Operacioni i dështuar i policisë, arreston vetëm shefin e

Atë që Policia e Shtetit e cilëson si "megaoperacion", në fakt është një operacion tjetër i dështuar i saj, që ka përfunduar vetëm me arrestimin e shefit të komisariatit të Kurbinit, Dritan Meta. Ndërkohë 3 personazhe të tjerë që konsiderohen edhe si koka e grupit kriminal nuk janë arrestuar. Sasia e kapur e drogës është vetëm 23 kg kanabis.

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha se Gjykata e Posacme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit Gëzim Çela, Arben Dalipaj, Roland Guzo, Dritan Metaj. Sot policia ka ekzekutuar masën për shefin e komisariatit Laç, ndërsa tre shtetasit e tjerë janë shpallur në kërkim. “Po punohet për kapjen e tyre, pasi nga verifikimet rezulton se këta persona janë territorit të Shqipërisë”, tha Rrumbullaku.

"Ditën e sotme, Policia e Shtetit ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shefin e Komisariatit të Policisë Laç, Dritan Metaj, ndërsa 3 shtetasit e tjerë janë shpallur në kërkim. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, po punon intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre, pasi nga informacionet dhe verifikimet e deritanishme rezulton se këta 3 shtetas janë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po vazhdon operacioni në terren për sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve Gëzim Çelaj, Nderim Çelaj, Arlind Ismailukaj dhe personat e tjerë të lidhur me ta, duke përfshirë shoqërinë tregëtare, automjete, mjete lundruese dhe asete të tjera", tha Rrumbullaku.

Të këshilluara

Kush janë 3 anëtarët e rinj të KLGJ

Gjyqtarja Emona Muçi është fituese e garës për anëtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor për pesë vitet e ardhshme nga radhët e Gjykatës së Apelit. Në mbledhjen...

16:01

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI