Flash

Ndryshimi me Kurtin, Lubonja: Rama, servil me të fortët

Lapsi.al 9 October 2023
Ndryshimi me Kurtin, Lubonja: Rama, servil me të fortët

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se vendosja e flamurit të Izraelit në qendër të Tiranës ishte një akt i tepërt. Ai thotë se në të tilla raste ka mënyra të tjera për të shprehur solidaritet pasi duhen respektuar të gjitha mendimet. Por kjo sipas tij bëhet nga Rama për t’u dukur në sytë e ndërkombëtarëve.

“Pashë atë flamurin izraelit që ishte vënë në qendër të Tiranës, nën stilin e Edi Ramës që më shumë ngjan si servilizëm sesa si solidaritet. Ne jemi një vend me shumicë myslimane, që kemi raporte edhe me Turqinë, që janë më të kujdesshëm ndaj kësaj çështjeje. Nëse ju kujtohet kur ishte çështja e zhvendosjes së ambasadës në Jerusalem, Shqipëria nuk pranoi duke qëndruar në aleancë me Erdoganin në atë kohë.

Patjetër që duhet të ketë solidaritet dhe akti duhet dënuar, por nuk zgjidhen kështu problemet, me një servilizëm që të tjetër nuk e bëjnë” – tha Lubonja në News 24. Ai u pyet nëse ishte i mjaftu3eshëm solidariteti për Kosovën po aq sa për Izraelin. Lubonja thotë se Rama mban gjithnjë anën e më të fortit.

“Rama ka kujdes që të solidarizohet më shumë me ata që e mbështesin për të qëndruar në pushtet, me perëndimin, me të fuqishmit sesa solidaritet me të dobëtit dhe ata që kërcënohen. Këtu është edhe diferenca. Ai e bën këtë akt për t’u dukur tek perëndimorët: po mban Shqipëria një qëndrim të tillë. Nuk shprehu solidaritet me Kurtin sepse siç dihet që kur ndodhi ajo çështja e futjes së krerëve të komunave dhe perëndimi arriti derisa të sanksionojë Kurtin, Rama ishte në solidaritet me ata dhe jo me Kosovën.

Ai bën llogaritë për pushtetin sepse shqiptarët i ka nën këmbë pasi i ka blerë të gjithë dhe se më duhet mbështetja e perëndimit që të jem i sigurt fare. Edhe shqiptarët presin nga Perëndimi që t’i shpëtojnë ndaj ai e di dhe rregullon politikat e tij me Perëndimin. Kështu ai manipulon ndërkombëtarët për të sunduar shqiptarët.

Tek Rama dhe Kurti unë shoh dy modele të ndryshme qeverisjeje. Rama po qeveris nëpërmjet atij sistemit narko-oligarkik që ka krijuar duke u mbështetur tek narkotrafikantët dhe një pakicë dhe me ata sundon bashkë me mediat e tyre. Kurti ka një sistem tjetër që kërkon të luftojë korrupsionin dhe kapjen e shtetit nga ata që kanë kapur shtetin në Shqipëri.

Unë mendoj se këtu qëndron burimi themelor i konfliktit mes të dyve. Rama nuk e do modelin e Kurtit dhe kërkon “ta heqë qafe atë”. Rama kërkon të jetë rehat siç ka qenë me ata që ishin përpara Kurtit në Kosovë dhe i ka luajtur gurët për të yshtur ndërkombëtarët duke e paraqitur Kosovën si një tokë të mbetur të shkretë” – tha Lubonja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43