Flash

Tjetër shef policie në pranga, ndihmoi grupin e Gëzim Çelës për trafikun e drogës

Lapsi.al 9 October 2023
Tjetër shef policie në pranga, ndihmoi grupin e Gëzim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku e kishte emëruar vetë Dritan Metën në Mars të këtij viti si shef komisariati në Kurbin, por pas 6 muajsh është detyruar të dalë në një konferencë për të lajmëruar arrestimin për shkak se akuzohet se ka ndihmuar trafikantët e drogës.

Operacioni për të cilin u arrestua Meta është zhvilluar dy muaj më parë, kur në Lagunën e Patokut, disa trafikantë u kapën disa milje larg bregut duke kaluar një sasi të vogël kanabisi drejt një anijeje me vela, me flamuj të Ukrainës. Në momentin që kuptuan se ishin të rrethuar nga forcat e policisë, trafikantët i vunë flakën anijes që u përmbyt. Në përfundim, policia gjeti vetëm 23 kilogramë.

Të arrestuar ishin dy ukrainas të identifikuar si Kyrylo Ponomarenko dhe Kostiantyn Biello, ndërsa shqiptarët Arlind Ismailukaj, Armando Mema, Nerim Çela dhe Besnik Brokeri.

Prokurorëve të SPAK u janë dashur disa muaj për të arritur tek Dritan Meta, shefi i komisariatit të Laçit dhe Gëzim Çela, një emër i njohur i botës së krimit, me influencë në zonën e Laçit.

Çela ka një histori të gjatë të përfshirjes në trafikun e drogës.

Një laborator heroine dhe kokaine u zbulua në qershor 2014 në zonën e Laçit, ku veç sasive të mëdha të drogës, u sekuestruan edhe armë automatike, snajperë dhe lëndë eksplozive. Pikënisja e aksionit ka qenë një kimiste, që dyshohet se punonte për rrjetin e trafikut, ka shkuar nga Tirana në Prishtinë. Në pranga përfunduan 7 persona, 4 në Tiranë, Laç dhe Morinë dhe 3 të tjerë në Kosovë, mes tyre edhe kimistja Valentina Tufa. U zbulua rreth 74 kilogram kokainë. Drejtuesi i këtij rrjeti, ishte Gëzim Çela ende në arrati.

Gjatë operacionit u gjetën në njëk vilë në Fushë Kuqe të Laçit dhe 850 litra përzierës, një mjet i blinduar, si dhe armë e municione luftarake. Kjo godinë dyshohet se ishte kthyer edhe në një laborator droge ku bëhej përzierja, ndarja dhe peshimi i lëndës narkotike me mjetet përkatëse. Në një kasafortë të vilës u gjetën 143 mijë euro, disa orë të kushtueshme dhe bizhuteri të ndryshme. Një laborator tjetër u zbulua në Prishtinë, pikërisht atje ku kontrollohej cilësia e lëndës narkotike para se të nisej në drejtim të Shqipërisë.

Pasi u arrestua disa vite më parë, ai u lirua nga gjykata shqiptare me argumentin se vuante nga një sëmundje e rëndë. Më pas u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”, por përfitoi duke u arratisur. Edhe nga kërkimet e ditës së sotme, Gëzim Çela nuk është gjetur.

Ai kërkohet edhe në Itali, ku rezulton i dënuar në mungesë me 19 vjet e 9 muaj burg për disa vepra penale, trafik droge, prostitucion, armëmbajtje pa leje, favorizim të emigracionit klandestin dhe pjsëmarrje në organizatë kriminale.

Prangosja e shefit të policisë së Laçit, Dritan Meta me urdhër të prokurorëve të SPAK pason disa arrestime në radhët e policisë, që kulmuan me operacionin "Metamorfoza" aty ku përgjimet zbuluan gjunjëzimin e uniformave blu nga krimi me lidhje të forta politike./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI