Flash

Berisha publikon videon e atentatit ndaj Salvador Kaçit më 14 maj

Lapsi.al 9 October 2023
Berisha publikon videon e atentatit ndaj Salvador Kaçit më 14 maj

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamjet e atentatit ndaj ish-kryetarit të Komunës së Shëngjimnit, Salvador Kaçi, ngjarje kjo e ndodhur më 14 maj ku fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Në video duket një makinë e bardhë që i zë rrugën makinës ku udhëtonte Kaçaj me të birin, teksa dy persona dalin për ta qëlluar me armë, por shoferi i makinës ecën mbrapa dhe largohet nga atentatorët.

“Aktet horror në farsën elektorale të 14 majit, mbeten dëshmi flagrante e asaj që kemi thënë se në këtë farsë, krimi u shndërrua në votë dhe vota në krim.

Me datën 14 maj, këtu së bashku kam denoncuar atentatin e dështuar, të organizuar nga bandat kriminale, ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Shëngjinit, njërit prej futbollistëve më të shquar të vendit, demokratit Salvator Kaçi, i cili po kalonte së bashku me të birin, po udhëtonte, dhe banditë të armatosur i dalin përpara për ta ekzekutuar, por një manovrim i shpejtë i shoferit, e bëri të pamundur aktin e tyre kriminal.

Atë ditë Edi Rama reagoi menjëherë, me një cinizëm dhe unë jam këtu për të paraqitur para jush këtë video, në të cilën tregohet qartë se si kriminelët i zunë rrugën makinës së tij dhe të armatosur dolën për të kryer krimin makabër, por dështuan.

Këtu do shihni makinën e Salvatorit, ia zënë rrugën. Ja ku janë vrasësit me revole në dorë. Por largimi i shpejtë i makinës së Salvatorit, bën të pamundur kryerjen e aktit.

Manovrimi me shpejtësi i shoferit i bën të pasigurt vrasësit në realizimin e aktit të tyre makabër”- u shpreh Berisha në nje dalje per mediat. 

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/vcompress_123.mp4"][/video]

Të këshilluara

FOTO/ Një transgjinore fiton Miss Portugalia

Një grua transgjinore ka fituar për herë të parë konkursin e bukurisë Miss Portugalia. Ajo do të konkurrojë me një grua tjetër transgjinore për titullin Miss Un...

23:26

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI