Flash

14-vjeçari në Korçë u godit në kokë, dërgohet te 'Trauma', sherri nisi në rrjetet sociale

Lapsi.al 9 October 2023
14-vjeçari në Korçë u godit në kokë,

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosen e një 14-vjeçari në Korçë mbrëmjen e djeshme. I mituri është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ka pësuar fraktura të rënda në kokë, si pasojë e goditjes me sende të forta.

Policia sot ka shoqëruar 15 të mitur të moshave 13 deri në 15 vjeç, që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen dhe po merren në pyetje. Marrja në pyetje e të miturve është bërë nën shoqërinë e prindërve dhe psikologes.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se sherri mes të rinjve ka nisur në rrjete sociale ku kanë sharë njëri-tjetrin e më pas ka përfunduar në konflikt fizik. 14 -vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije për shkak të moshës është goditur me sende të forta në kokë, duke i shkaktuar plagë të rënda. Ai ndodhet në spitalin e 'Traumës' për një mjekim më të specializuar. Kaq është mësuar deri më tani për gjendjen e tij shëndetësore.

Sakaq vlen të theksohet se për veprat penale me pasojë plagosje dhe vrasje, përgjegjësia penale fillon që në moshën 14-vjeç, sipas kodit penal shqiptar.

Të këshilluara

Gjendet i pajetë një 70-vjeçar në Velipojë

Një 70-vjeçar është gjendur i pajetë mëngjesin e sotëm në bregdetin e Rrjollit në Velipojë. Viktima kishte dalë ditën e djeshme me shokët për peshkim, ndërkohë ...

09:09

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI