Flash

Sulmi ndaj Izraelit, shefi i Ligës Arabe në Moskë për bisedime me Lavrov

Lapsi.al 8 October 2023
Sulmi ndaj Izraelit, shefi i Ligës Arabe në Moskë për

Shefi i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, më 8 tetor udhëtoi drejt Moskës për bisedime me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, lidhur me situatën në Gaza pasi grupi militant palestinez, Hamas, kreu sulmet më të mëdha ndaj Izraelit në vitet e fundit.

Aboul Gheit, që ka shërbyer në postin e ministrit të Jashtëm gjatë shtatë vjetëve të fundit të sundimit të Hosni Mubarakut, do të diskutojë “për përshkallëzimin që po vazhdon në Rripin e Gazës”, tha një zëdhënës i Ligës Arabe.

Pas sulmit që Hamasi nisi të shtunën, Rusia shprehu shqetësim të madh duke u bërë thirrje palestinezëve dhe Izraelit që të ndalin dhunën dhe fajësoi Perëndimin për situatën në Lindjen e Mesme.

Moska tha se duhen negociata të mirëfillta që do të mundësonin krijimin e një shteti të pavarur palestinez brenda kufijve të vitit 1967, kryeqytet i të cilit do të ishte Jerusalemi Lindor.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor gjatë luftës gjashtëditore më 1967.

“Ne shprehim keqardhje për përshkallëzimin aktual të shkallës së gjerë dhe e shohim si një tjetër manifestim shumë të rrezikshëm të rrethit vicioz të dhunës, që rezulton nga dështimi kronik për të respektuar rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe të Këshillit të Sigurimit. Shprehim keqardhje për bllokimin që Perëndimi i bën punës në Lindjen e Mesme”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Më herët gjatë ditës, Autoriteti Palestinez kërkoi që ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe të takohen pas shpërthimit të dhunës në Gaza.

Forcat izraelite kanë njoftuar se po vazhdojnë përleshjet me militantët e Hamasit në jug të Izraelit. Ndërkaq, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar për një “luftë të gjatë” me Hamasin.

Si pasojë e dhunës, mbi 500 persona janë vrarë në Izrael dhe Gaza dhe janë plagosur mijëra të tjerë.

Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Bashkimi Evropian dhe shtete të tjera kanë shprehur mbështetje për Izraelin pas sulmit të Hamasit.

Të këshilluara

Ballkani Perëndimor, rreziqet për paqen

Sulmi i fundit nga një njësi paramilitare serbe në Kosovë ndaj policëve shqiptarë është shembulli i fundit në një zinxhir aktesh të dhunshme në vitet e fundit q...

08:14

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI