Flash

Pamje të rënda/ Si u kthye në masakër festivali i të rinjve izraelitë në shkretëtirë

Lapsi.al 8 October 2023
Pamje të rënda/ Si u kthye në masakër festivali i të

Për javë të tëra, adhuruesit e muzikës kishin pritur me padurim festivalin "Supernova" që do të mbahej në shkretëtirën në jug të Izraelit dhe që përkonte me festivalin hebre të Sukkot. “Ka ardhur koha kur e gjithë familja do të mblidhet përsëri. Dhe sa argëtim do të jetë!" - shkruan organizatorët e këtij festivali  në rrjetet sociale para se të fillonte.

Por vetëm disa orë më vonë, faqet e organizatorëve në rrjetet sociale janë mbushur nga njerëzit e dëshpëruar që përpiqen të gjejnë të dashurit, pasi militantët palestinezë sulmuan festivalin dhe hapën zjarr ndaj pjesëmarrësve të tij në operacionin e madh dhe të befasishëm ndaj Izraelit. Një pjesëmarrëse në festë, e quajtur Ortel, tha se shenja e parë se diçka nuk shkonte ishte kur ra një sirenë rreth agimit, duke paralajmëruar për raketa. Dëshmitarët okularë thanë se raketat u pasuan shpejt nga të shtëna armësh.

“Ata ndërprenë energjinë elektrike dhe papritmas nga hiçi [militantët] hynë brenda me armë zjarri, duke hapur zjarr në çdo drejtim. 50 terroristë mbërritën me furgonë, të veshur me uniforma ushtarake”, - tha ajo për Channel 12 të Izraelit.

Njerëzit u përpoqën të largoheshin, tha ajo, duke vrapuar nëpër rërë dhe duke u futur në makinat e tyre, por kishte persona të armatosur që qëllonin mbi makinat.

“Ata qëllonin me breshëri. Arritëm në një pikë ku të gjithë ndaluan automjetet e tyre dhe filluan të vrapojnë. Unë kalova pas një peme, një tip shkurreje. Ata kalonin dhe qëllonin mbi njerëzit. Ende nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte” – thotë ajo.

Vendi i festivalit kishte 3 skena, një zonë kampingu, bare dhe zonë ushqimore. Ai u ngrit në shkretëtirën Negev, jo shumë larg Rripit të Gazës, nga ku luftëtarët e Hamasit nisën në agim sulmin e tyre. Ata depërtuan në qytete dhe fshatra izraelite duke marrë peng dhjetëra njerëz.

Një tjetër pjesëmarrës në festival, Adam Barel, i tha Haaretz se të gjithë të pranishmit ishin të vetëdijshëm se kishte mundësi të lëshoheshin raketa në zonë nga palestinezët, por të shtënat me armë ishin tronditëse.

Ashtu si shumë të tjerë, ai thotë se u përpoq të arratisej me makinën e tij, por persona të armatosur po qëllonin drejt tyre, kështu që ai doli dhe vrapoi. “Njerëzit po goditeshin. Ne u fshehëm. Të gjithë vraponin për diku tjetër" – tregon ai.

Esther Borochov i tha Reuters se ishte duke u larguar kur automjeti i saj u përplas. Ajo pa një të ri duke drejtuar një makinë tjetër, i cili i tha asaj të hynte brenda. Esther tha se u shtir si e vdekur derisa më në fund u shpëtua nga ushtria izraelite.

“Nuk mund të lëvizja këmbët. Ushtarët erdhën dhe na çuan në shkurre" - i tha ajo Reuters nga spitali. Shumë pjesëmarrës të festivalit u fshehën nëpër shkurre dhe kopshte aty pranë për orë të tëra, duke shpresuar që ushtria të mbërrinte dhe t'i shpëtonte. “E vendosa telefonin në “heshtje” dhe më pas fillova të zvarritem nëpër një korije. Plumbat fishkëllenin sipër meje” – tregon Ortel.

Gili Yoskovich, një tjetër pjesëmarrës i tha BBC-së se u fsheh në një pemishte. "Ata po shkonin pemë më pemë dhe po gjuanin. Pashë se njerëzit po vdisnin përreth. Unë isha shumë i qetë. Nuk qava, nuk bëra asgjë." Përfundimisht, pas 3 orësh, ajo dëgjoi disa zëra të ushtarëve izraelitë dhe vendosi të vraponte drejt tyre.

Një tjetër dëshmitar tha për Channel 12 se ishin "4-5 orë si të një filmi horror... Ne vrapuam si të çmendur, ishte thjesht çmenduri". Numri i personave të vrarë dhe të plagosur në festival nuk është ende i qartë. Nuk dihet gjithashtu nëse Hamasi ka marrë peng ndonjë nga njerëzit e festës, siç kanë bërë në qytete dhe fshatra të tjera.

Por Yaniv, një mjek i urgjencës që u thirr në festë i tha transmetuesit publik Kan News: "Ka të paktën 200 trupa izraelitësh në zonën ku unë isha. Ishte një masakër. Kurrë nuk kam parë diçka të tillë në jetën time. Ishte një pritë e planifikuar. Kur njerëzit dolën nga dyert e emergjencës, skuadrat e terroristëve i prisnin atje dhe filluan t'i qëllonin. Ishin 3000 njerëz në festë. Ata ndoshta e dinin. Ata kishin informacione të inteligjencës."

Miqtë dhe anëtarët e familjes së personave të humbur tani shpresojnë dëshpërimisht t'i gjejnë ata. Mes të zhdukurve është britaniku Jake Marlowe, 26 vjeç, i cili punonte si roje sigurie në këtë festival si dhe turistja gjermane, Shani Louk, nëna e së cilës beson se ajo është rrëmbyer. Një tjetër grua, 25-vjeçarja Noa Argamani besohet se është marrë peng në festival, thonë familjarët dhe miqtë e saj. Miku i Noas, Amit Parpara, i tha BBC-së se i dërgonte mesazhe kur ajo ishte e fshehur.

“Rreth orës 8:30 ishte mesazhi i fundit që mora prej saj”, - tha ai. Amit thotë se më vonë pa një video në rrjetet sociale që shfaqte atë se si ishte zënë rob. "[Ajo dukej] në një motoçikletë, duke u tërhequr nga i dashuri i saj. Ju mund të shihni qartë tmerrin e saj duke shkuar në Rripin e Gazës."

Prindërit e 23-vjeçarit amerikano-izraelit Hersh Golberg-Polin janë në kërkim të djalit të tyre, i cili ndodhej aty pasi po festonte ditëlindjen. Ata i thanë Jerusalem Post se morën dy mesazhe të shkurtra nga ai të shtunën në mëngjes ku lexonin: "Të dua" dhe "Më fal".

Zyrtarët izraelitë thanë se vetëm në vendin e festivalit u gjetën 250 trupa të pajetë. ©BBC, LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43