Flash

Dalin PAMJET/ Si u sulmua në mes të Beogradit ambasadori i SHBA, Christopher Hill

Lapsi.al 8 October 2023
Dalin PAMJET/ Si u sulmua në mes të Beogradit ambasadori i SHBA,

“Vrasësi po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja”, ” vrasësi i fëmijëve”, ” Kosova dhe Metohija është pjesë e Serbisë”, ” Populli serb është me Rusinë”. Me këto fjalë ambasadori i SHBA në Serbi, Christopher Hill është sulmuar verbalisht nga disa gra nëpër rrugët e Beogradit kur ai kishte dalë shëtitje me bashkëshorten e tij. Pasi e kanë fyer me fjalë të rënda, gratë "protestuese" e kanë filmuar ambasadorin për gati 10 minuta duke e akuzuar atë për rolin e tij në vitin 1999 kur u bombardua Serbia.

Hill ishte njëri nga negociatorët amerikanë që provoi të gjente një zgjidhje paqesore për Kosovën e Serbinë në atë kohë. Por, Millosheviq i kishte hedhur poshtë të gjitha ofertat që çuan më pas në bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë. Hill ka filluar punën si ambasador i SHBA në Beograd ne mars të vitit të kaluar. Edhe pse kohët e fundit kohët e fundit ai ka mbajtur qëndrime në favor të Beogradit, siç duket reputacioni i tij tek serbët është ende ai i "bombarduesit" të vendit të tyre.

“Populli serb e përkrah Rusinë. Populli serb nuk i përkrah nazistëte Ukrainës”.”Po shëtisni i lirë në tokën serbe derisa po sundojnë tradhtarët”, ” Kosova dhe Metohija do jenë përgjithmone serbe”, - kanë qenë disa nga fjalët ndaj ambasadorit. Ai nuk u është përgjigjur sulmeve, por ka vijuar rrugën e tij derisa ka mbërritur në një muze. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në fshatin Risili në Vlorë

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në kodrat me ullinj të fshatit Risili në qytetin bregdetar të Vlorës. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi se zjarri ka përfshirë ...

15:05

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI