Flash

U rrëzua nga pema, gjendet i pajetë 64-vjeçari në Korçë

Lapsi.al 7 October 2023
U rrëzua nga pema, gjendet i pajetë 64-vjeçari në

Një 64-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit nga pema. Ngjarja sapo ka ndodhur në fshatin Krushovë të Korçës. Mësohet se shtetasi me inicialet E.Z ka qenë duke vjelë arrat por aksidentalisht ka rënë nga pema. Ai ka humbur jetë menjëherë.

Familjarët e kanë çuar në spital, por 64-vjeçari ka mbërritur pa shenja jete.

Korçë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:15, në fshatin Krushovë, Korçë, shtetasi E. Z., rreth 64 vjeç, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga një pemë (arrë) dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI