Flash

Marina izraelite godet dhjetëra militantë palestinezë që përpiqeshin të depërtonin në Izrael përmes detit

Lapsi.al 7 October 2023
Marina izraelite godet dhjetëra militantë palestinezë që

Ushtria izraelite publikoi të shtunën një video duke thënë se forcat e saj detare penguan dhjetëra luftëtarë palestinezë ndërsa përpiqeshin të depërtonin në Izrael nga deti.

Grupi Hamas e zuri Izraelin në befasi të shtunën teksa ndërmori sulmin më të madh në dekada, me persona të armatosur që kaluan në fshatrat izraelite, vranë dhjetëra njerëz dhe morën pengje të cilët i dërguan në Rripin e Gazës. Hamasi kreu gjithashtu një sulm masiv me raketa të lëshuara nga Rripi i Gazës.

Agjencia e lajmeve Reuters tha se nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur vendndodhjen ose datën e filmimit të videos, për të cilën ushtria izraelite tha se ishte filmuar në brigjet e Izraelit jugor.

Izraeli tha se Hamasi, që ka mbështetjen e Iranit, kishte shpallur luftë ndërsa ushtria i konfirmoi luftimet me militantët në disa qytete dhe baza ushtarake izraelite pranë Gazës. Kryeministri Benjamin Netanyahu u zotua se Tel Avivi do të hakmerret.

Mediat izraelite raportuan për të paktën 100 të vrarë dhe më shumë se 900 të plagosur, ndërsa në disa vende në jug të Izraelit ende vazhdojnë luftimet dhe goditja me raketa nga Hamasi.

Ushtria izraelite tha se ishte përgjigjur me sulme ajrore në Gaza. Sipas raportimeve, dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar shpërthime të forta dhe se shumë të vdekur dhe të plagosur që po transportoheshin në spitale.

Të këshilluara

Ballkani Perëndimor, rreziqet për paqen

Sulmi i fundit nga një njësi paramilitare serbe në Kosovë ndaj policëve shqiptarë është shembulli i fundit në një zinxhir aktesh të dhunshme në vitet e fundit q...

08:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI