Flash

Aksident në Dimal/ Motori del nga rruga, plagoset rëndë 18-vjeçari

Lapsi.al 7 October 2023
Aksident në Dimal/ Motori del nga rruga, plagoset rëndë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pobrat në bashkinë Dimal. Një motoçikletë, me targa BT033, ka dalë nga rruga dhe pasi ka rrëshkitur disa metra zvarrë në çakull ka përfunduar jashtë rruge. Si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Marinel Kaja, 18-vjeç, i cili qarkullonte i vetëm dhe pa kokore mbrojtëse.

18-vjeçari është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat dhe për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, me dëmtime të shumta në kokë.

Efektivët e policisë, që kryen edhe kqyrjen e vendit të aksidentit, kanë konfirmuar se shkak është bërë shpejtësia me të cilën qarkullonte motoçikleta në kthesë, ku edhe ka humbur kontrollin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI