Flash

Zelenski: Rusia mund të sulmojë vende të tjera në vitin 2028

Lapsi.al 6 October 2023
Zelenski: Rusia mund të sulmojë vende të tjera në vitin 2028

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se në rast se lufta në Ukrainë “bllokohet”, Rusia mund të sulmojë vende të tjera në vitin 2028. Këtë deklaratë, siç shkruajnë mediat e huaja, Zelensky e ka bërë në një konferencë shtypi në Spanjë.

“Për momentin Rusia po shqyrton skenarë të ndryshëm për vitet e ardhshme. Njëri prej tyre është veçanërisht i rrezikshëm. Nëse ka ndonjë pauzë në këtë agresion kundër Ukrainës, nëse kjo luftë ‘ngrihet’, atëherë do të ketë një moment të ri kritik në vitin 2028”, citohet të ketë thënë ai. potencialin ushtarak që i kemi privuar dhe Rusia do të ketë forcë të mjaftueshme për të sulmuar vendet që janë në fokusin e ambicieve të saj ekspansioniste. Përveç Ukrainës, këto janë padyshim vendet baltike dhe vendet me shumë ruse në territorin e tyre”, ka thënë më tej ai.

“Ky është informacion i qartë nga inteligjenca jonë dhe ne po ju dërgojmë një sinjal”, ka shtuar ai. Zelensky theksoi se Rusia po kërkon mënyra për të ngrirë situatën dhe për t’u përshtatur, për të nxjerrë konkluzione nga gabimet e saj dhe përgatitet të përparojë.“Ju lutemi mbani mend se armiku më i rrezikshëm është ai që ka nxjerrë konkluzione dhe është përgatitur për sulmin e radhës në bazë të tyre”, ka thënë ndër tjerash Zelensky.

Të këshilluara

Zhvlerësohet sërish rubla ruse

Rubla ruse është dobësuar sërish kundrejt dollarit amerikan në fillim të muajit tetor, pavarësisht një përmirësimi të lehtë të martën. Tregtimi i një dollari...

12:51

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI