Flash

Vdekja e të miturit/ Mjeku mohoi akuzat, babai i 3-vjeçarit: Ai gënjen

Lapsi.al 6 October 2023
Vdekja e të miturit/ Mjeku mohoi akuzat, babai i 3-vjeçarit: Ai

Babai i djalit tre vjeçar, i cili ndërroi jetë pas mjekimit që mori në klinikën dentare të Roland Xhaxhos, ka përgënjeshtruar deklaratën e mjekut. Për mediat, Bledar Spahiu, thotë se djali i tij doli nga klinika pa fletëdalje, e se ishte në gjendje të rëndë.

"Nga kamerat e bizneseve mund të shihet se djali doli në gjendje të rëndë. Fëmijën e nxorrën pa fletëdalje nga klinika. Mjeku gënjen aty ka kamera"- tha mjeku.

Një ditë më parë, mjeku anestezist Roland Xhaxho i cili asistoi fëmijën 3 vjeç që humbi jetën pas ndërhyrjes në dhëmbë ka reaguar për herë të parë pas njoftimit në media për ngjarjen tragjike. Sipas tij arsyeja pse të gjithë dhëmbët e fëmijës janë kuruar brenda një seancë është sepse fëmija kishte lindur me probleme në zemër, gjë për të cilën është operuar dhe dy vite më parë, siç thotë mjeku dhe në këtë rast duke qenë se dhëmbët kishin infeksion duheshin trajtuar sa më shpejt në mënyrë që infeksioni të mos shkonte në zemër, duke qenë se i mituri e kishte problematike.

Në deklaratën e tij thuhet se fëmija ka dalë zgjuar nga klinika, në krahët e të atit dhe duke kërkuar vëllain e vogël.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI