Flash

Varhelyi: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE po ndodh, jemi gati të presim shtetet e reja

Lapsi.al 6 October 2023
Varhelyi: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE po ndodh, jemi

Ministrat e jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit mblidhen sot në Tiranë, me pjesëmarrjen e 24 delegacioneve. Pjesë e ceremonisë do të jetë edhe komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Oliver Varhelyi.

Varhelyi ka deklaruar se anëtarësimi i Shqipërisë në BE po ndodh. Ai u shpreh se që nga 1 janari i vitit të ardhshëm BE është gati të për të pritur shtetet e reja të Ballkanit Perëndimor.

“Në dhjetor kur patëm samitin e parë të BE-së që ndodhi në një ka vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor, pra këtu në Tiranë, kryeminsitri Rama erdhi dhe biseduam për këtë ide dhe tha që ne në Tiranë duam të kemi kampusin e ri të Kolegjit të Europës. Jo vetëm personat që punojnë në administratat, por mbi të gjitha të gjithë çdo ditë kuptojmë gjithnjë e më shumë sa i rëndësishëm është BE edhe për Europën Qendrore dhe Lindore. Natolini, Kolegji i Europës është kthyer në simbolin e zgjerimit të Europës, që mund të zgjerohet dhe që të bëjë të mundur që të gjitha pjesët e tjera të Europës të bëhen 1. Çdo lloj përsëritjeje e kësaj historie të rëndësishme është mëse e rëndësishme në vetvete, prandaj kur kryeministri na i kërkoi dhe vendosi të fillojë të bisedojë me mua, menjëherë unë mendova që po, në fakt kjo është patjetër një ide fantastike, dua të jem pjesë e kësaj dhe ta bëjmë këtë gjë të mundur dhe për këtë arsye i jam shumë falënderues kolegëve në Europë, në Tiranë etj. Gjëja e dytë që dëshiroj të them është që nuk ka një shenjë më të mirë dhe më të qartë se Shqipëria po bëhet shtet anëtar i BE-së sesa sjellja e kolegjit të Europës në Tiranë. Nëse shikojmë historinë e Europës Qendrore dhe Lindore, për shembull Natolini u krijua në vitin 1992, pra dy vjet pas rënies së murit të Berlinit, pas rënies së perdes së hekurt, kështu që po të bëjmë disa llogaritje i bie që mesazhi dhe ideja kryesore është që ky është një sinjal i qartë që anëtarësimi i Shqipërisë në BE po ndodh! Do të ndodhë anëtarësimi në BE, po vjen drejt Ballkanit Perëndimor dhe edhe më shumë gjëra të tilla do të dëgjoni gjatë ditës së sotme. Ky është drejtimi ku po shkojmë, ky është plani i rritjes që do të bëjmë sot për të përshpejtuar zgjerimin që nga data 1 janar i vitit të ardhshëm në mënyrë që ne të jemi gati për të pritur shtetet e reja të BE, sepse ne jemi gati për t’i pritur ato, për t’ju pritur juve”, u shpreh Oliver Varhelyi.

Më herët për mediat, edhe ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock foli për sulmin serb në Kosovë, ku tha se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë vënë në rrezik Procesin e Berlinit.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI