Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Gërvalla kundër Ramës: S'ka nevojë për konferenca paqe!

Lapsi.al 6 October 2023
Gërvalla kundër Ramës: S'ka nevojë për konferenca

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me veroiun e Kosovës. Në një deklaratë për mediat, Gërvalla ka theksuar se sovraniteti i Kosovës nuk duhet të diskutohet nga askush.

Gërvalla u shpreh se Kosova nuk ka asnjë shtetet më afër sesa Shqipëria dhe për këtë kërkoi më shumë kujdes në lidhje me deklaratat që dalin. Po ashtu ajo ka shtuar se nuk është e nevojshme për një konferencë paqeje, pasi Kosova nuk është objekt por subjekt.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Rolin e Shqipërisë si e keni parë, marrë shkas edhe nga deklaratat e Ramës që KFOR të kontrollojë veriun e Kosovës, por edhe që veri u është tokë e askujt

Gërvalla: Veriu është pjesë e Kosovës, e një shteti sovran dhe të pavarur dhe Kosova si e tillë është pjesë e bashkësisë ndërkombëtare. Sovraniteti i Kosovës nuk duhet të diskutohet nga askush. Nganjëherë ka deklarata që të bëjnë të habitesh shumë. Nuk do doja të komentoja kryeministrin e Shqipërisë dhe të ndikojë në thellimin e keqkuptimeve, përveç një arsye sepse Kosova nuk ka asnjë shtet më afër sesa Shqipëria dhe bashkëpunimi është i jashtëzakonshëm. Pavarësisht deklaratave publike, ministritë tona, bizneset tona qytetarët tanë bashkëpunojnë në një rrafsh të jashtëzakonshëm si kurrë më parë, prandaj të gjithë së bashku do të duhej të flisnim më pak dhe të shihni si mund ti ndihmojmë situatës më shumë

Pyetje: A jeni pro idesë franko gjerman? Është ide e kryeministrit Rama për konferencë paqe?

Gërvalla: Unë nuk e kam dëgjuar, nuk ka nevojë për konferenca paqe. Konferencat e paqes janë bërë në kohën e luftërave ballkanike. Kosova nuk është objekt, por është subjekt. Kosova ka subjektivitetin e saj dhe si subjektivet Kosova merr pjesë në të gjitha forumet. Bëj thirrje që në vend të deklarimeve të pamatura duhet një bashkërendim, një bisedim me i sinqertë për të zgjidhur situatat

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI