Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Arrestohet kandidati për kryetar bashkie në Greqi, arsyeja do t'ju habisë

Lapsi.al 6 October 2023
Arrestohet kandidati për kryetar bashkie në Greqi, arsyeja do

Të dielën mbahen zgjedhjet lokale në Greqi dhe mjaft interes paraqesin bashkitë e mëdha.

Në Athinë duket se nuk do ketë surpriza dhe kryebashkiaku do rizgjidhet, por në Selanik gara është e fortë.

Tri ditë para ditës së votimit një kandidat u arrestua dhe u mbajt në paraburgim vetëm se kishte bërë fjalimin e fushatës, një ditë më para nga koha që kishte marrë leje.

Ai është kandidati për kryetar bashkisë së Mesolongjit, Panajotis Kaculis. Policët morën një denoncim pasi leja e dhënë për fjalimin parazgjedhor të kandidatit dhe ish-kryetarit të bashkisë së Mesolongjit ishte për ditën e enjte dhe jo për të mërkurën.

Pas lirimit nga burgu kandidati konfirmoi ngjarjen foli për një arrestim të ligjshëm, por lëshoi një sulm ndaj kundërshtarëve të tij, duke thënë se arrestimi i tij u bë tre ditë para zgjedhjeve në një bashki, të cilës i është shkatërruar çdo sens legjitimitetit.

“Shpreh kritikë ndaj të gjithë atyre, kushdo qofshin dhe këdo që përfaqësojnë, që në kushtet e demokracisë kërkojnë përmes rrugëve të nëndheshme të pengojnë shprehjen dhe vullnetin e lirë të qytetarëve.

Ne jemi besimtarë të ligjshmërisë. Shprehja e ligjshmërisë ka të bëjë me të gjithë ne dhe në radhë të parë ne që e mbrojmë atë. Në këtë kuptim, arrestimi i djeshëm ishte i ligjshëm.

Por kjo u bë në rrethana ku fatkeqësisht, tre ditë pas zgjedhjeve, çdo ndjenjë legjitimiteti në qytetin tonë është shkatërruar“, tha Panajotis Kaculis, kandidat për bashkinë Mesolongji.

Panajotis Kaculis ka qenë Kryetar i kësaj Bashkie në periudhën 2011-2014, si dhe ka mbajtur një sërë pozitash këshilluese në prefekturën e Mesologjit. Profesioni i tij është profesor informatike në Shkollën e Mesme të Mesologjit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI