Flash

Tensione në Kuvend/ Berisha bllokon Foltoren, ndërhyn Garda

Lapsi.al 5 October 2023
Tensione në Kuvend/ Berisha bllokon Foltoren, ndërhyn Garda

Kuvendi ka vazhduar me debate të ashpra mes demokratëve.

Sali Berisha qëndroi në Foltore, ku po fliste për situatën në Kosovë dhe qëndrimin e kryeministrin Edi Rama, që sipas tij është antishqiptare dhe pro Vuçiç.

Nga vendi, fjalën e mori Lulzim Basha që kërkoi nga kryetarja Lindita Nikolla “të shqyrtojë vendimet e PD-së”, disa ditë pasi çoi shkresë në Kuvend për përjashtimin e 11 deputetëve që prej kohësh janë reshtuar me Berishën.

Ndërkohë, demokratët iu drejtuan kryeparlamentares Lindita Nikolla me tone të larta.

Në seancë ndërhyri Grada, ndërsa deputetët kundërshtuan duke thënë se “Foltorja është jona, jo e Gardës”. Disa minuta më pas, Nikolla kërkoi largimin e Gardës nga salla dhe vazhdimin e seancës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI