Flash

Rama i kapur nga Vuçiçi/ Dogjani: Kurti ta shpallë non grata

Lapsi.al 5 October 2023
Rama i kapur nga Vuçiçi/ Dogjani: Kurti ta shpallë non grata

Deputeti i PD-së Asllan Dogjani, ka dënuar ashpër gjatë fjalës së tij në Kuvend, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se “veriu i Kosovës nuk është tokë e askujt”.

Dogjani u shpreh se kjo deklaratë ka vulosur qëndrimin e kryeministrit shqiptar në lidhje me Kosovën dhe i kërkoi kryeministrit Albin Kurti shpalljen non grata të Ramës.

“Situata që po kalon Kosova do të kërkonte që kryeministri shqiptar të ishte sot në këtë seancë sot sepse ka kohë që ne kemi vënë re që kryeministri injoron parlamentin. Deklaratat që bën kryeministri kudo që shkon e kanë dëmtuar Kosovën. Por deklarata a djeshme që veriu i Kosovës nuk është tokë e askujt vulos njëherë mirë qëndrimin e Edi Ramës ndaj Kosovës.

Dua t’i them që veriu i Kosovës është tok shqiptare, për atë tokë janë vrarë 1500 fëmijë. Duhet të dënojmë sulmin që bënë terroristët serbë në veri të Kosovës ku u vra polici Afrim Bunjaku me qëllim aneksimin e veriut të Kosovës.

Ky njeri ose nuk e do Kosovës ose është i kapur nga Vuçiç. Ndaj ose duhet ta ndalojmë të flasë për Kosovën ose kryeministri i Kosovës ta shpallë non grata, ta ndalojë të hyjë në Kosovë.” -u shpreh Dogjani

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI