Flash

Një tjetër akt vandalizmi në zemër të Milanos

Lapsi.al 5 October 2023
Një tjetër akt vandalizmi në zemër të Milanos

Një tjetër akt vandalizmi, në Milano, pikërisht në zemër të një prej simboleve të tij. Nëse pak muaj më parë ishte spërkatur pedimenti i Galleria Vittorio Emanuele II, këtë herë ishin dritaret historike të kupolës së tetëkëndëshit që u vandalizuan me shkrime të zeza.

Pikërisht për shkak të pikës në të cilën ndodhen, jashtëzakonisht të dukshme për këdo brenda Galerisë që shikon lart, më 4 tetor kanë qenë turistët ata që kanë vënë re shkrimet në xham. Siç shkruan portali “MilanoToday”, hipoteza kryesore është se vandalët kanë përdorur trotuaret e çatisë përreth Galerisë për t’u ngjitur në ndërtesë.

Për momentin policia po përpiqet të rindërtojë dinamikën e saktë të asaj që ka ndodhur. Ajo që është veçanërisht befasuese janë ngjashmëritë me episodin e 7 gushtit, kur tre djem arritën të ngjiten në pedimentin e hyrjes së monumentit dhe ta prishin atë me shkrime para syve të njerëzve të pranishëm në Piazza Duomo. Më pas vandalët arritën të arratiseshin dhe të zhdukeshin pa lënë gjurmë.

Të këshilluara

Zhvlerësohet sërish rubla ruse

Rubla ruse është dobësuar sërish kundrejt dollarit amerikan në fillim të muajit tetor, pavarësisht një përmirësimi të lehtë të martën. Tregtimi i një dollari...

12:51

Vritet gazetari dhe avokati amerikan

Gazetari dhe avokati amerikan Josh Kruger 39-vjeç u vra në Filadelfia. Sipas policisë amerikane, Kruger u qëllua dhe u vra herët në mëngjes. Ai u qëllua shtatë ...

16:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI