Flash

Lirimi i shpejtë në Serbi, Gërvalla: Dëshmi se procesi është farsë, Radoiçiç t’i dorëzohet Kosovës

Lapsi.al 5 October 2023
Lirimi i shpejtë në Serbi, Gërvalla: Dëshmi se procesi

Lirimi pas më pak se 24 orësh i Milan Radoiçiç është një dëshmi se procesi ndaj tij është farsë. Kështu është shprehur ministria e punëve të jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale. Ajo kërkon që Radoiçiç t’i dorëzohet menjëherë Kosovës për t’u përballur me drejtësinë.

“Lirimi i shpejtë i terroristit Radoiçiq një ditë pas arrestimit të tij në Serbi dëshmon se i gjithë ky proces është një farsë. Shteti serb urdhëroi sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe nuk mund të pritet që të japë drejtësi. Radoiçiç duhet t'i dorëzohet Kosovës tani”, shkruan Gërvalla.

Më pak se 1 ditë ka zgjatur heqja e lirisë nga autoritetet serbe për Milan Radoiçiç, i akuzuar si organizator i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit në 24 shtator, ku mbeti i vrarë efektivi i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Gjyqtari i procedurës paraprake rrëzoi propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për lënien në paraburgim për Radoiçiçin, me arsyetimin e rrezikut të arratisjes. Sipas vendimit Radoiçiçit i është ndaluar largimi nga territori i Serbisë, pa miratimin e gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në territorin e Kosovës.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Pjesa e parë e ditës pritet të jetë me kthjellimesh dhe vranësira të lehta, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat e ulëta dhe vijën bregdetare. Ndërs...

07:35

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI