Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Akuzohet se ka abuzuar me pacientë të mitur, arrestohet mjeku alternativ shqiptar në Itali

Lapsi.al 5 October 2023
Akuzohet se ka abuzuar me pacientë të mitur, arrestohet mjeku

Një osteopat shqiptar është vënë në prangat e policisë në Itali, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me pacientët e mitur, por edhe ata në moshë të madhe. Hetimet u kryen nga Prokuroria e Breshias në bashkëpunim me policinë e e Rovatos, pasi ndaj tij u ngritën disa akuza nga personat të cilët ishin ngacmuar seksualisht.

Gjykata ka vendosur të lëshojë urdhër arrestin pasi është shprehur se provat e mbledhura kundër 44-vjeçarit shqiptar janë të mjaftueshme për të mbështetur akuzat. Autoritetet italiane thonë se rrëfimi që nxiti investigimin, ishte ai i djalit të mitur të shqiptarit. Dyshohet se osteopati shqiptar ka ngacmuar seksualisht pacientët në të paktën 4 raste.

Osteopat është profesion i bazuar në pseudoshkencë që inkurajon pacientët të përdorin mjekësinë alternative për shërimin e problemeve të ndryshme duke manipuluar kockat dhe muskujt e trupit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI