Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, me viktimë një 3-vjeçar i cili humbi jetën pasi mori një shërbim dentar. Dyshohet se i mituri vdiq si pasojë e marrjes së një doze të lartë anestezie gjatë një operacioni dhëmballësh. Për këtë ngjarje ka reaguar mjeku anestezist-kardiolog Roland Xhaxho, pasi ndërhyrja u krye në klinikën dentare të vajzës së tij dhe ishte vetë Xhaxho që injektoi anestezinë. Anestezisti shprehet se procedura e ndërhyrjes ka qenë sipas protokolleve. Sa i përket fëmijës, mjeku shton se ai ka dalë nga klinika i zgjuar, në krahët e të atit.
