Flash

Tensionet në Kosovë, kryediplomatja gjermane nis turin në Ballkan

Lapsi.al 4 October 2023
Tensionet në Kosovë, kryediplomatja gjermane nis turin në Ballkan

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock do të nisë një turn ë Ballkan, teksa situata në rajon është e tensionuar pas sulmit terrorist serb në veri të Kosovës.

“Baerbock do të bisedojë me liderët Serbi dhe Kosovë dhe do të vazhdojë t'u kërkojë të dyja palëve të de-përshkallëzojnë konfliktin në margjinat e një takimi që do të mbahet në Shqipëri të ministrave të jashtëm nga Ballkani Perëndimor”, tha të mërkurën një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane.

Mbledhja e liderëve në Shqipëri janë pjesë e "Procesit të Berlinit", i cili filloi në vitin 2014 për të nxitur bashkëpunimin midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kriza e fundit mes Kosovës dhe Serbisë u shkaktua pasi paraushtarakët serbë sulmuan policinë në veri të Kosovës, duke vrarë një oficer. Sulmi çoi në shkëmbim zjarri në një manastir ortodoks të pushtuar nga grup serbi i armatosur rëndë.

Beogradi më pas vendosi trupat serbe në pozicionet afër kufirit, por raportohet se i ka tërhequr pas presionit të madh ndërkombëtar.

Zëdhënësi i Baerbock tha se situata në rajon është “padyshim shqetësuese”.

“Serbia e ka për detyrë të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna”, tha ai.

Shenjat fillestare se Serbia ka reduktuar numrin e trupave pranë kufirit janë një hap i parë i rëndësishëm, tha ai, por tani duhet të ndërmerren hapa të mëtejshëm drejt de-përshkallëzimit.

Të këshilluara

Zhvlerësohet sërish rubla ruse

Rubla ruse është dobësuar sërish kundrejt dollarit amerikan në fillim të muajit tetor, pavarësisht një përmirësimi të lehtë të martën. Tregtimi i një dollari...

12:51

Vritet gazetari dhe avokati amerikan

Gazetari dhe avokati amerikan Josh Kruger 39-vjeç u vra në Filadelfia. Sipas policisë amerikane, Kruger u qëllua dhe u vra herët në mëngjes. Ai u qëllua shtatë ...

16:04

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI