Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrwdhwnien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Rama: "Kosova tokë e askujt", Vetëvendosje: Ftesë për grabitqarët!

Lapsi.al 4 October 2023
Rama: "Kosova tokë e askujt", Vetëvendosje: Ftesë

Aktivisti i Vetëvendosjes, Arbër Zaimi ka reaguar pas deklaratës së Ramës në Financial Times se Kosova është tokë e askujt dhe se me kalimin e viteve është zbehur kufiri mes politikës dhe krimit. Sipas Zaimit, Rama ka bërë një ftesë ndaj grabitqarëve dhe plaçkitësve me deklaratat e tij, por si përgjigje mjafton t'i kujtohet se zv.kryeministri i Kosovës nuk është në arrati.

"Thënia se diçka është e askujt, është ftesë për grabitqarë e plaçkitës. Për gazetën me prestigj ndërkombëtar Financial Times kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se “Kosova është bërë me kalimin e viteve tokë e askujt” dhe se “kufiri që ndan krimin nga politika është zbehur”.

Nuk duhet të humbasim durimin me të në këto kohë kur kërkohet unitet, por duhet t’i shpjegojmë se Kosova është tokë e popullit të saj, me mbi 93% shqiptarë e pjesa tjetër minoritete me të drejta të gjera e të thella. Kosova ka institucione shtetërore profesionale, të vlerësuara ndërkombëtarisht si demokratike, më të drejta e më të pakorruptuara se vendet fqinjë.

E sa i përket kriminalitetit, Kosova ka kriminalitetin më të ulët në Ballkan, sipas monitoruesve ndërkombëtarë. Përshembull, që ta kuptojë më mirë Rama, zëvendëskryeministri i Kosovës sot nuk është në arrati prej drejtësisë të vendit të vet, por është në Bruksel si i ftuar, për të ligjëruar mbi rrugën evropiane të Kosovës" shkruan Zaimi.

Të këshilluara

Zjarr masiv në kodrat e Krapsit në Fier

Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e fshatit Kraps, në Fier duke djegur deri tani mbi 400 drurë ulliri, ndër ta edhe ullinj shekullorë. Ban...

14:11

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI