Flash

Bardhi kërkon seancë urgjente për Kosovën

Lapsi.al 4 October 2023
Bardhi kërkon seancë urgjente për Kosovën

Gazment Bardhi, kërkon mbajtjen e një seance urgjente në Kuvend për mocion me debat dhe miratimin e rezolutës për situatën në Kosovë.

Nga Konferenca e Kryetarëve, ku po diskutohen mbi dy projektrezolutat, ajo e PD dhe e PS-së, Bardhi theksoi se është urgjente që të zhvillohet mocion me debat.

Gjithashtu, Bardhi u shpreh se përgjegjësia është e Serbisë dhe duhet menjëherë një hetim ndërkombëtar për situatën e Kosovës.

Bardhi solli si argument sot qëndrimin e Kroacisë që është në NATO dhe ka një qëndrim më të ashpër se Shqipëria.

“Është urgjente që të zhvillojmë mocionin me debat. Nuk mundet ne të jemi të fundit. PE e ka zhvilluar.”-është shprehur Bardhi.

PS propozon që rezoluta dhe mocioni me debat të mos jenë urgjente.

Nikolla: Propozoj që debati bashkë me rezolutën të bëhen më 19 tetor.

Çuçi: Nuk mund të nxitojmë. Çdo rezolutë duhet të mbajë ndër mend pozicionin e Shqipërisë që ka në NATO dhe në çdo organizëm. Data mund të rishikohet që të jetë më shpejt, ndoshta të enjten e seancës. Por të hënën nuk mund ta bëjmë dot.

Tabaku: Shembullin për rezolutë të përbashkët na e dha Kosova. Nuk e kemi kompleks. Rëndësi ka vullneti, mund ta arrimë edhe të hënën.

Të këshilluara

Kompania Lufra, nga Shqipëria drejt Amerikës

Rrugëtimi që pozicionoi kompaninë si lider në industrinë e përpunimit të qumështit, ishte i mbushur me suksese për kompaninë Lufra: certifikime të cilësisë ISO,...

10:14

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI