Flash

Kompania Lufra, nga Shqipëria drejt Amerikës

Lapsi.al 4 October 2023
Kompania Lufra, nga Shqipëria drejt Amerikës

Rrugëtimi që pozicionoi kompaninë si lider në industrinë e përpunimit të qumështit, ishte i mbushur me suksese për kompaninë Lufra: certifikime të cilësisë ISO, akreditimet nga IFS (International featured Standards), dhe aprovim nga FDA për eksportet e produkteve të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një traditë ekselence

Që nga themelimi i saj në vitin 1992, Lufra ka qenë një pjesë e rëndësishme në shtëpitë shqiptare. Kompania ka ndërtuar një reputacion të lartë për cilësinë dhe besueshmërinë e saj. "Besimi i klientëve tanë dhe transparenca kanë qenë gjithmonë prioritetet tona", thekson kompania.

Standarde Globale Pionere të Cilësisë

Angazhimi i Lufra për cilësinë është i dukshëm në akreditimet e saj. Përtej certifikimeve ISO, kompania është në prag të arritjes së standardeve IFS, të cilat njihen globalisht për garantimin e sigurisë së ushqimit të klasës së parë dhe prodhimit. "Synojmë jo vetëm për të përmbushur, por për ta tejkaluar standardin e industrisë", thekson kompania.

 

Eksportet Ndërkombëtare

Duke shtuar një tjetër arritje në historikun e saj, Lufra ka marrë aprovimin nga FDA (Agjensia e kontrollit te ushqimit në SHBA) për eksportet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me dërgesa të rregullta gjatë dy viteve të fundit. "Ky nuk është thjesht një sukses për Lufrën, por për bizneset shqiptare në përgjithësi. Tregon se standardet tona janë konkurruese në nivel global," shton kompania.

Praktika të qëndrueshme përmes partnerëve afatgjatë

Një nga gurët e themelit të suksesit të Lufra është marrëdhënia e saj afatgjatë me fermerët vendas, disa prej tyre që mbi 30 vjet. "Ata nuk janë thjesht furnizues, ata janë një pjesë e familjes Lufra," komenton kompania. Kjo siguron që çdo produkt është i bazuar në besim dhe praktika etike.

Reputacioni i ndërtuar për të ardhmen

Në një periudhë kur besimi ndaj prodhuesve në përgjithësi është shumë vunerabël, Lufra mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për cilësi dhe transparencë. "Ne kemi ndërtuar me shumë mund këtë reputacion prej 30 vitesh, dhe jemi të vendosur në ruajtjen e tij," siguron kompania.

Planet për në ambalazhimin e qëndrueshëm

Lufra është kompania e pare e bulmetit që ka investuar në teknologjinë moderne të Tetra Pak për të ofruar ambalazhime kartoni miqësore ndaj mjedisit. "Kemi zgjedhur atë që është ndoshta makineria e ambalazhimit më e përparuar në botë për produkte të freskëta të bulmetit" thekson kompania.

Për ata që janë konsumatorë besnikë të kompanisë Lufra ndër vite, ky artikull konfirmon atë që ata gjithmonë kanë ditur: Lufra është një markë e personifikuar me cilësinë, si lokalisht, ashtu edhe ndërkombëtarisht.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI