Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrwdhwnien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

I vranë babanë dhe e plagosën/ Gjin Guri: Kushëriri im nuk është autori

Lapsi.al 4 October 2023
I vranë babanë dhe e plagosën/ Gjin Guri: Kushëriri im nuk

Gjin Guri personi që mbeti i plagosur në ngjarjen e rëndë në Dukagjin ndërsa babai i tij Zef Guri u qëllua për vdekje, ka hedhur poshtë pretendimet e policisë vendore të Shkodrës se djali i xhaxhait Gjovalin Guri është autori i kësaj ngjarje të rëndë. Në një intervistë për gazetarin e News24, Senad Nikshiqi, nga spitali Ushtarak në Tiranë, Gjin Guri e quan të turpshëm faktin që policia ka shpallur në kërkim kushëririn e tij Gjovalin Guri si autor i dyshuar.

Edhe i dyshuari Gjovalin Guri një ditë më parë nga arratia mohoi akuzat ndaj tij të cilat i hedh poshtë edhe vetë i plagosuri Gjin Guri i cili kërkon nga policia që të gjejë autorët e vërtetë të vrasjes së babait dhe jo të akuzojë djalin e xhaxhait që sipas tij nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi më 27 shtator në aksin Shosh-Kir në Dukagjin. 46-vjeçari, i cili mori katër plumba në trup por arriti t’i shpëtojë këtij atentati thotë se nuk ka patur asnjë konflikt me asnjë person për pyllin në njësinë Shosh, e cila është edhe pista kryesore për të cilën po heton policia.

Gjin Guri tregon edhe se si ndodhi ngjarja teksa po vinte me babain nga Shoshi në drejtim të Shkodrës me këtë kamionçinë kur papritur u qëllua me automatik nga të paktën dy persona që ndodheshin të fshehur në këtë pjesë disa metra mbi rrugë ndërsa devijoi me dashje në humnerë për t’i shpëtuar breshërisë së plumbave.

Këtë deklaratë i plagosuri Gjin Guri e ka dhënë edhe për Policinë e Shtetit duke hequr çdo dyshim të mundshëm se vrasja e babait të tij Zef Guri është bërë nga kushëriri Gjovalin Guri dhe duke i kërkuar policisë që të gjejë autorët e vërtetë.

Të këshilluara

Zjarr masiv në kodrat e Krapsit në Fier

Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e fshatit Kraps, në Fier duke djegur deri tani mbi 400 drurë ulliri, ndër ta edhe ullinj shekullorë. Ban...

14:11

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI