Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrwdhwnien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Euro bie poshtë 106 lekëve, prek nivelin më të ulët që prej datës 21 gusht

Lapsi.al 4 October 2023
Euro bie poshtë 106 lekëve, prek nivelin më të ulët

Euro nën 106 lekë. Leku po vazhdon të fitojë terren në kursin e këmbimit me Euron edhe në ditët e para të muajit tetor.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të mërkurën me 105.99 lekë, në rënie me 0.64 lekë që nga fundi i javës së kaluar. Monedha europiane ka rënë përsëri poshtë nivelit të 106 lekëve për herë të parë që prej datës 21 gusht.

Euro pati shënuar një mbiçmim të shpejtë pas mesit të muajit gusht, deri në vlerën e 110.58 lekëve. Por, as ky mbiçmim nuk zgjati shumë dhe qysh prej fundit të gushtit në përgjithësi tendenca e kursit të këmbimit Euro-Lek ka qenë në rënie. Ashtu siç ndodhi edhe vitin e kaluar, Leku po arrin edhe në vjeshtë nivele të ngjashme me ato të regjistruara gjatë sezonit veror.

Sipas ekspertëve, kjo mund të shpjegohet me faktin se oferta e Euros dhe Lekut në treg gjatë dy viteve të fundit po lëviz në drejtime të ndryshme.

Oferta valutore paraqitet në rritje të ndjeshme dhe kontribuuesi kryesor vlerësohet të jetë turizmi. Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, për 6-mujorin 2023 deficiti kishte vlerën e 323 milionë eurove, në rënie me 27.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe duke shënuar njëkohësisht nivelin më të ulët historik. Të ardhurat neto nga turizmi për 6-mujorin e parë të vitit arritën vlerën rekord të 577 milionë eurove, në rritje vjetore me 71%.

Vlerësohet se prurjet valutore kanë qenë të larta edhe gjatë tremujorit të tretë, që shënojnë edhe pikun e sezonit veror. Statistikat e Bankës së Shqipërisë treguan se depozitat bankare në Euro në fund të muajit gusht arritën rekordin historik prej 7.1 miliardë eurosh. Në harkun e një viti, depozitat në monedhën europiane janë rritur me më shumë se 1 miliardë euro ose 16.5%. Vetëm për tremujorin qershor-gusht, depozitat bankare janë rritur me më shumë se 500 milionë euro, duke dëshmuar në mënyrë të tërthortë një ndikim të fortë të turizmit në prurjet valutore në ekonomi.

Në krahun tjetër, oferta e monedhës vendase duket të jetë mjaft e shtrënguar, siç dëshmohet nga rritja e dobët e depozitave në Lekë dhe e agregatit monetar M2 në tërësi. Banka e Shqipërisë vlerëson se një ndikim të rëndësishëm në rënien e ofertës së Lekut po luan politika fiskale e Qeverisë.

Në fund të 8-mujorit, suficiti buxhetor arriti vlerën rekord të pothuajse 48 miliardë lekëve, në rritje me 230% krahasuar me një vit më parë. Sasia e madhe e likuiditetit të tërhequr nga Qeveria ka ulur ndjeshëm ofertën e monedhës vendase dhe ka shtuar presionet mbiçmuese për kursin e Lekut. /Monitor 

Burimi: Banka e Shqipërisë 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI