Flash

Zhvlerësohet sërish rubla ruse

Lapsi.al 3 October 2023
Zhvlerësohet sërish rubla ruse

Rubla ruse është dobësuar sërish kundrejt dollarit amerikan në fillim të muajit tetor, pavarësisht një përmirësimi të lehtë të martën.

Tregtimi i një dollari amerikan me më shumë se 100 rubla në muajin gusht, e pati nxitur Bankën Qendrore të Rusisë që ta rrisë normën e interesit në 13 për qind.

Në mëngjesin e së martës, një dollarë amerikan është tregtuar me 99.41 rubla ruse, ndërsa një euro me 104.11 rubla.

Valuta ruse përballet me luhatje të mëdha çdo fillim të muajit, pas humbjes së një periudhe të favorshme tatimore, që përcillej me konvertim të të ardhurave të eksportuesve, për t’i kryer detyrimet financiare.

Këshilltarët ekonomikë të presidentit rus, Vladimir Putin e kanë kritikuar Bankën Qendrore për politika jo të duhura për gjendjen aktuale të rublës.

Rubla e ka përjetuar goditjen e madhe qysh prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Atë periudhë është shënuar rekord i tregtimit të valutës, pasi një dollarë amerikan është tregtuar për 120 rubla ruse.

Rënia e eksporteve, sanksionet e Perëndimit dhe ndryshimi i kahjes së tregtisë botërore, janë disa prej shkaktarëve të dobësimit të valutës ruse.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Të këshilluara

Vritet gazetari dhe avokati amerikan

Gazetari dhe avokati amerikan Josh Kruger 39-vjeç u vra në Filadelfia. Sipas policisë amerikane, Kruger u qëllua dhe u vra herët në mëngjes. Ai u qëllua shtatë ...

16:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI