Flash

Rama: Hotelet të përgatiten për çmim reference

Lapsi.al 3 October 2023
Rama: Hotelet të përgatiten për çmim reference

Kryeministri Edi Rama tha se po bëhet një analizë lejeve të ndërtimit, ku në sektorin e turizmit kanë shfaqur probleme të shumta. Rama lajmëroi gjithashtu se hotelet shumë shpejt do të pajisen me çmim reference, pasi tjetër deklarojnë dhe tjetër paguajnë.

Ai tha se vetëm në muajin shtator kemi pasur 1.1 milionë turistë dhe synojmë të arrijmë 10 milionë.

"Po bëjmë një analizë të procesit të lejeve të ndërtimit, sidomos ato të turizmit të cilat shfaqin probleme më të shumta. Po bëjmë çmos të shikojmë si do përmirësohet procesi për lejet e ndërtimit edhe në nivelin e bashkive dhe jemi të interesuar që të na jepni informacion për çfarë duhet hequr ose shtuar, çfarë është absurde. Ne duam tju lehtësojmë maksimalisht por duhet të kontribuoni dhe ju atë çfarë është e shkruar jo më shumë. Luan Bregasi një nga zërat më të fortë për tvsh e turizmit, por nuk e ka dhënë rezultatin e dëshiruar. Ju e dini mirë se hotelet ne bregdetit, i ndryshojnë çmimet që deklarojnë dhe ato që paguajnë, dhe tjetër është niveli i okupimit dhe tjetër deklarohet. Hotelet të përgatitën që do të kenë çmim referencë. Kaq do ja japësh shtetit. 1.1 milionë turistë kemi pasur vetëm në shtator, ne mund të kapim 10 milionë turistë në këtë vit, por edhe nëse jo aq 9 milionë e sigurt që arrihet.", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI