Flash

Putin mund të arrestohet nëse shkel në këtë shtet

Lapsi.al 3 October 2023
Putin mund të arrestohet nëse shkel në këtë shtet

Presidenti rus, Vladimir Putin mund të arrestohet nëse shkel në Armeni, pasi parlamentarët në Jerevan pranuan juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Armenia ka pranuar juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale pasi ligjvënësit ratifikuan të martën dokumentet e saj themeluese, duke e detyruar në fakt ish-republikën sovjetike të arrestojë presidentin rus Vladimir Putin nëse ai kthehet ndonjëherë në vend.

Parlamentarët votuan në favor të Statutit të Romës të martën, me 60 deputetë që mbështesin ratifikimin e tij dhe 20 ligjvënës të opozitës votuan kundër. Kryeministri armen, Nikol Pashinyan tha javën e kaluar se ishte i bindur se kishte mbështetje të mjaftueshme për këtë veprim, pavarësisht kundërshtimeve të ashpra nga Moska, tradicionalisht një aleate e Jerevanit.

Të enjten e kaluar, sekretari i shtypit i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se pranimi i juridiksionit të gjykatës në Hagë do të shihej si “jashtëzakonisht armiqësore”, duke pasur parasysh se ajo ka lëshuar një urdhër arresti për Putinin për akuzat për krime lufte për agresionin rus në Ukrainë.

“Armenia e di shumë mirë se ne nuk jemi palë në [Statutin e Romës] dhe Armenia e di mirë vendimin e vështirë të miratuar në bazë të këtij statuti,” tha Peskov.

Pashinyan ka këmbëngulur se vendimi nuk ka për qëllim Rusinë, por është i nevojshëm për të siguruar që vendi të mbrohet nga ligji ndërkombëtar në mosmarrëveshjen e tij të ashpër me Azerbajxhanin fqinj.

Në mars, gjykata botoi urdhër për Putinin dhe për komisioneren ruse për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, duke i akuzuar ata për përfshirje në rrëmbimin dhe dëbimin e detyruar të fëmijëve nga Ukraina që kur Moska filloi pushtimin e saj të plotë vitin e kaluar. Ukraina nuk është nënshkruese e Statutit të Romës, por i ka dhënë gjykatës juridiksionin për të hetuar krimet e luftës të kryera gjatë luftës.

Pavarësisht refuzimit të drejtpërdrejtë nga Rusia të urdhrave, ato kanë shkaktuar probleme për planet e udhëtimit të Putinit. Në korrik, presidenti rus u detyrua të tërhiqej nga një samit me liderët e ekonomive në zhvillim në Afrikën e Jugut, i cili ka ratifikuar vetë Statutin e Romës.

Të këshilluara

Zhvlerësohet sërish rubla ruse

Rubla ruse është dobësuar sërish kundrejt dollarit amerikan në fillim të muajit tetor, pavarësisht një përmirësimi të lehtë të martën. Tregtimi i një dollari...

12:51

Vritet gazetari dhe avokati amerikan

Gazetari dhe avokati amerikan Josh Kruger 39-vjeç u vra në Filadelfia. Sipas policisë amerikane, Kruger u qëllua dhe u vra herët në mëngjes. Ai u qëllua shtatë ...

16:04

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI