Flash

Pentagoni në Kongres: Po na mbarojnë fondet për Ukrainën

Lapsi.al 3 October 2023
Pentagoni në Kongres: Po na mbarojnë fondet për Ukrainën

Pentagoni ka paralajmëruar Kongresin se fondet për zëvendësimin e armëve që Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Ukrainës po mbarojnë, duke thënë se Mbrojtja tashmë është detyruar të ngadalësojë furnizimet me pajisje për disa departamente.

Në një letër, të parë nga Associated Press, dërguar udhëheqësve të kongresi theksohet se vetëm 1.6 miliardë dollarë mbeten në dispozicion nga 25.9 miliardë që Kongresi i ka vënë në dispozicion Pentagonit për të rivendosur furnizimet me armatime dhe materiale të dërguara në Ukrainë. Përveç kësaj, Pentagoni ka ende 5.4 miliardë dollarë armë dhe pajisje nga arsenalet e tij në dispozicion për të ndihmuar Kievin. Por lidhur me këtë paralajmërim të Pentagonit, Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka thënë se mbështetja financiare për Ukrainën nuk duhet të ndalet.

"Ne në asnjë rrethanë nuk mund të lejojmë që mbështetja amerikane për Ukrainën të ndërpritet. Shumë jetë, shumë fëmijë dhe shumë njerëz janë në rrezik. Unë pres plotësisht që Kryetari i Dhomës dhe shumica e republikanëve në Kongres të ruajnë angazhimin e tyre për të siguruar kalimin e mbështetjes së nevojshme për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet nga agresioni dhe brutaliteti rus," shtoi ai, duke kujtuar se SHBA-të janë "kombi më i domosdoshëm në botë”.

Të këshilluara

Vritet gazetari dhe avokati amerikan

Gazetari dhe avokati amerikan Josh Kruger 39-vjeç u vra në Filadelfia. Sipas policisë amerikane, Kruger u qëllua dhe u vra herët në mëngjes. Ai u qëllua shtatë ...

16:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI