Flash

Grabiti banesën e ministres Rozeta Hajdari, arrestohet një 33-vjeçare

Lapsi.al 3 October 2023
Grabiti banesën e ministres Rozeta Hajdari, arrestohet një

Policia e Kosovës ka vënë në pranga një 33-vjeçare si autore të dyshuar të grabitjes së banesës së ministres së Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. Ishte vetë ministrja që bëri denoncimin në polici, ndërsa më pas u arrestua shtetasja me iniciale N.K.

“Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arrestuar një person të dyshuar për një rast vjedhje e rëndë që është raportuar me datën 01.10.2023. Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarën: N.K. femër, 33 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës”, njoftoi policia.

Raportohet se në banesën e ministres Hajdari u grabitën 2.500 euro dhe sende të tjera me vlerë, si dokumente personale dhe kartela bankare përfshirë edhe ato të MINT-it.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Diell dhe kthjellime

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malor...

07:30

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI