Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Dhunohet nga persona të panjohur Gjergj Zefi

Lapsi.al 3 October 2023
Dhunohet nga persona të panjohur Gjergj Zefi

Gjergj Zefi, administrator i portalit “Pamfleti.net” është dhunuar mbrëmjen e kësaj të marte nga persona të panjohur.

Policia njofton se nga një telefonatë në Sallën Operative ka marrë njoftim se në rrugën "Bardhok Biba", persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta një shtetas.

Sipas policisë së Tiranës “pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se personi i dëmtuar është shtetasi Gjergj Zefi, 52 vjeç (administrator i një portali), i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore.

Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi Hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve” – thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Gjendet i pajetë në Dajt një burrë

Një i moshuar është gjetur pa shenja jetë pasditen e sotme në Dajt. Mësohet se 83-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia dhe familjarët pasi është larguar...

19:08

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI