Flash

Zagreb/ Rama i dredhon pyetjes që i kërkonte të akuzonte Vuçiçin

Lapsi.al 2 October 2023
Zagreb/ Rama i dredhon pyetjes që i kërkonte të akuzonte

Në Zagreb në kryeqytetin evropian që është më kundër se kushdo tjetër politikave shoviniste të Serbisë, kryeministri Rama është ndjerë ndoshta më keq se kudo gjetkë. Në konferencën për shtyp që mbajti në krah të homologut të tij kroat, Andrej Plenković, Rama nuk guxoi as ti përmendtë emrin presidentit Vuçiç, regjimi i të cilit është përgjegjës i drejtpërdrejtë i masakrës së ndodhur në 14 shtator në manastirin e Banjskës. Më keq akoma ai i bishtnoi pyetjes së drejtpërdrejtë të gazetares kroate që e pyeti për atë që me ironi Rama e quan "Vëllau Vuqiq". 

Lexoni me tej:

Andi Bushati: Rama, papagalli i Vuçiçit, me gjuhë patriotike 

Në videon e mëposhtme duket qartë qëllimi i reporteres Ana Minariç e cila e i drejtohet kryeministrit me dy pyetje thelbësore. E para nëse sipas Ramës Vuçiçi është përgjegjës për masakrën e Banjskës. E dyta, për mendimin që ai ka lidhur me pretendimet e qeverisë së Prishtinës, se kjo qe një tentativë për të bërë të mundur projektin e ndarjes së veriut...

Pasi keni parë videon sipër është interesante të shikohet edhe përgjigjja e kryeministrit tonë, që në 33 minuta konferencë shtypi nuk e përmendi asnjëherë Vuçiçin. Ndonëse u pyet drejtpërdrejt nga gazetarja, ai nuk dha përgjigje dhe filloi të përsëriste broçkullat që ka thënë edhe në Tiranë për moslinjëzimin me vijën e BE, të parin sipas tij në këto dhjetë vite, e më pas për të denuar shpalljen e ditëve të zisë nga Beogradi. Këto dy tema i përsëriti nga tre herë secilën në një fjalë tërkuzë prej më shumë se 5 minutash (shiko videon poshtë) por duke u hequr sikur nuk kishte dëgjuar se ishte pyetur për presidentin serb. Rama i bishtnoi gjithashtu edhe pjesës tjetër të pyetjes dhe nuk u prononcua nëse ndaj të njëjtin mendim me qeverinë e Prishtinës për një tentativë të aneksimit të Veriut të Kosovës. Natyrisht ai nuk kishte si të shprehej për një ide që e ka pasur projekt të përbashkët me Thaçin dhe Vuçiçin. 

Po ta shikoje me lupë gjysëm orën e përbashkët të të konferencës së shtypit Edi Rama-Andrej Plenković, vëreje edhe dallime të tjera mes dy kryeministrave. Shefi i qeverisë kroate e quante sulmin terrorrist të Banjskës "operacion të planifikuar" ai i qeverisë shqiptare fliste për njerëz "të veshur ushtarakisht me unifoma ilegale". I pari përdori emrin terrorrist për ata që vranë policin, i dyti nuk shkoi dot deri këtu.

Analiza e fortë e FAZ: “Loja e Vuçiçit njësoj si e Millosheviçit”

Rama përdori tre epitete të parapargatituar për sulmin "I pa justifikueshëm, i papranueshëm, i dënueshëm" ndërkohë që Andrej Plenković theu akullin dhe përmendi i pari faktin se duhet të kishte sanksione edhe ndaj Serbisë si ato që iu vunë më parë Kosovës. "Jam i sigurt se në ditët e ardhshme, pas një analize tërësore, do të ketë propozime për masa" tha Plenković. Vetëm pasi kryeministri kroat e hapi këtë temë, shefi i qeverisë sonë guxoi të thotë se ato duhet të aplikohen pa humbur kohë “sepse vendimi i Beogradit për ditë zie nuk lë vend për interpretim tjetër”. 

KFOR të kontrollojë Veriun/ Rama i vjen në ndihmë Vuçiçit edhe një herë tjetër 

Dy ditë pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë qeveria e Serbisë shpalli ditë zie për tre sulmuesit e vrarë pranë manastirit. Serbia i ka mohuar akuzat e Kosovës se ajo është përfshirë në këtë sulm të cilësuar si terrorist nga autoritetet kosovare. Të dielën pasdite, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se vendi i tij ka mbledhur prova që dëshmojnë se Serbia u përpoq ta aneksojë veriun e Kosovës dhe se sulmuesit u përgatitën për një kohë të gjatë në bazat ushtarake të ushtrisë serbe brenda Serbisë.

Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI