Flash

Vritet gazetari dhe avokati amerikan

Lapsi.al 2 October 2023
Vritet gazetari dhe avokati amerikan

Gazetari dhe avokati amerikan Josh Kruger 39-vjeç u vra në Filadelfia. Sipas policisë amerikane, Kruger u qëllua dhe u vra herët në mëngjes. Ai u qëllua shtatë herë dhe u rrëzua në rrugë pasi bëri thirrje për ndihmë.

Policia beson se dera e shtëpisë së tij në Point Breeze ishte e hapur ose vrasësi dinte se si të hynte brenda.

Askush nuk u arrestua dhe nuk u gjet asnjë armë, tha policia dhe nuk ka informacion publik për rrethanat e vrasjes.

“Josh kujdesej thellësisht për qytetin tonë dhe banorët e tij, gjë që ishte e dukshme si në shërbimin e tij publik ashtu edhe në shkrimin e tij. Inteligjenca, kreativiteti, pasioni dhe zgjuarsia e tij shkëlqenin në gjithçka që bënte dhe drita e tij u shua shumë shpejt,” tha kryebashkiaku Jim Kenney.

Kruger menaxhoi prezantime në mediat sociale për kryebashkiakun dhe Zyrën e Shërbimeve të të Pastrehëve nga 2016 deri në 2021. Ai u largua nga qeveria e qytetit për t’u fokusuar në shkrimin e projekteve për mediat dhe kauzat progresive.

Ai shkroi në periudha të ndryshme për Philadelphia Weekly, Philadelphia City Paper, Philadelphia Inquirer dhe botime të tjera, duke fituar çmime për stilin e tij prekës dhe shpesh humoristik.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI