Flash

Gënjeshtra dhe propagandë për të fshehur degradimin e universiteteve

Lapsi.al 2 October 2023
Gënjeshtra dhe propagandë për të fshehur degradimin e

Kjo e hënë, kur sapo ka nisur viti i ri akademik, ishte një shans i mirë për rektorin e Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha dhe Ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu që t’u jepnin studentëve një mesazh që diçka do të ndryshojë në universitetet tona, pas lajmit që po qarkullon prej tre ditësh se universitetet shqiptare janë të fundit në Europë.

Lajmi i referohet një renditjeje që konsiderohet serioze, “QS World University Ranking”. Universitetet tona ishin diku nga fundi i listës.

Bujqësor në vendin e 605, ai i Durrësit në vendin e 606, Politekniku në vendin e 658 dhe në fund fare, Universiteti i Tiranës në vendin e 677. Gjithsej ishin renditur 688 universitete.

Universiteti i Tiranës është vetëm 10 vende larg nga fundi i tabelës dhe ka pësuar një rënie drastike prej 200 vendesh nga viti i kaluar.

[caption id="attachment_859568" align="alignnone" width="764"]Renditja ku Universiteti i Tiranës eshte në vendin e 677 Renditja ku Universiteti i Tiranës eshte në vendin e 677[/caption]

Të gjendur në këtë situatë, nga dy zyrtarët e lartë pritej një masë konkrete, një reflektim apo një premtim për studentët që nuk kanë mundësi ekonomike të studiojnë jashtë vendit. Në fakt, ndodhi e kundërta.

Përgjigjia e Ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu ishte një fjalim tipik i krenaristëve të Rilindjes. Nëse do t'ia ndryshoje fjalën "universitete" me "spitale", nuk është çudi që të njëjtin fjalim, Manastirliu ta kishte mbajtur në ndonjë takim me mjekë kur ishte ende tek Ministria e Shëndetësisë.

Dështimin me renditjen e turpshme, ajo nuk e preku fare. Para pedagogëve, ia nisi një recitimi me tone triumfaliste, ku ranë në sy frazat “universitetet tona kanë bërë hapa përpara” apo se “gurët e themelit janë vendosur”.

Manastirloi kërkoi "vijimin e transformimit, që t’i vlejë vendit në raport me të gjitha zhvillimet, demografike, teknologjike dhe inteligjencës artificiale” dhe së fundi tha ajo “së bashku ia kemi dalë të kemi mbështetje dhe garanci për universitetet në vend”.

Pas fjalimit pa asnjë lidhje me realitetin, ajo dhe rektori i Tiranës, Artan Hoxha dolën para gazetarëve për të komentuar renditjen që iu është bërë institucioneve të arsimit të lartë. Por edhe rektori, megjithëse më i drejtpërdrejtë se Manastirliu, sërish ishte mohues për atë që kishte ndodhur.

“Universiteti i Tiranës nuk është një universitet për ta turpëruar Shqipërinë, por e nderon atë” tha Hoxha. Në përgjigje, ai nuk e pranoi se kemi rënë 200 vende nga viti i kaluar, sepse në fakt, kjo është hera e parë që bëhemi pjesë e renditjes, sipas tij.

“Nuk është e vërtetë që UT ka rënë 200 vende, sepse ky rankim bëhet për herë të parë për universitetet e Shqipërisë, që domethënë kur futesh për herë të parë nuk ka as më lart as më poshtë” tha Hoxha.

Por kjo deklaratë e rektorit është hedhur poshtë nga organizata “Qëndresa qytetare”. Drejtuesi i saj, Migen Qiraxhi thotë se ai gënjen.

"Dikush ta njoftojë Rektorin se Universiteti i tij ka prej vitit 2020 në këtë rankim, dhe këtë mund ta verifikoj në dekumentin më të rëdësishëm shteteror për arsimin 'STRATEGJIA KOMBËTARE E ARSIMIT 2021-26' të realizuar nga Ministja që për habi tund kokën për të miratuar atë çka rektori gënjen!” shkruan Qirazhi në rrjetet sociale.

[caption id="attachment_859567" align="alignnone" width="1536"]Dokumenti i publikuar nga Migen Qiraxhi per pjesemarrjen e universiteteve shqiptare ne renditjen europiane Dokumenti i publikuar nga Migen Qiraxhi per pjesemarrjen e universiteteve shqiptare ne renditjen europiane[/caption]

Për ta përgënjeshtruar deri në fund rektorin dhe ministren, Qiraxhi ka publikuar edhe dokumentin e Strategjisë kombëtare, ku shkruhet se universiteti i Tiranës ka prej vitit 2020 që bëhet pjesë e rankimit.

Pas daljes publike të dyshes Manastirliu-Hoxha ka reaguar edhe Taulant Muka, studiues dhe ish-zv.ministër i arsimit ka ngulur një gozhdë në rrasën ku është groposur reputeacioni i universiteteve shqiptare. Duke shpërndarë në rrjetet sociale një titull me fjalët e rektorit Artan Hoxha, ai shkruan: "Analfabetet funksionale ne krye te institucioneve arsimore jane shtuar: lexojne, por nuk kane aftesine te kuptojne ate qe shkruhet! Kur drejtuesi i UT eshte ne kete nivel, mendoni se çndodhe ne hallkat e tjera te sistemit universitar"./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI