Flash

Sulmi terrorist në Kosovë, Vuçiç bëhet sërish qesharak: Serbët kanë dashur të mbrohen

Lapsi.al 2 October 2023
Sulmi terrorist në Kosovë, Vuçiç bëhet sërish

I pyetur gjatë intervistës në CNN se a do t'i bartë pasojat Milan Radojiçiq pas sulmeve terroriste në Banjskë të Zveçanit, presidenti serb Vuçiq është përgjigjur duke thënë se "të gjithë do të vuajnë pasojat, të përfshirët, përfshirë edhe atë". I pari i shtetit serb po ashtu ka pretenduar se - në sulmin terrorist të 24 shtatorit - "serbët kanë dashur të mbrohen". Ai po ashtu ka akuzuar Kosovën se që nga vitit 2013 "nuk donte të respektonte dialogun".

"Të gjithë do të vuajnë pasojat, të përfshirët, përfshirë edhe atë, kjo është gjëja më e rëndësishme. Serbët kanë dashur të mbrohen, unë nuk do ta mbroj vrasjen e policit të Kosovës, nuk e justifikoj, por serbët u arrestuan, u kontrolluan shtëpitë e tyre, ata përjetojnë dhunën kudo. Që nga viti 2013, regjimi shqiptar nuk donte të respektonte dialogun. Dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen e problemeve" – tha Vuçiq.

Kontekst: Të dielën, më 24 shtator, rreth 80 terroristë serbë të armatosur rëndë kanë hyrë në fshatin Banjskë të Zveçanit. Sulmet e këtij grupi i morën jetën rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosën dy policë të tjerë. Kjo shënon një nga ngjarjet më të rënda në dekada. Sulmi doli të jetë një operacion i përgatitur gjatë dhe i mirëkoordinuar marrë për bazë arsenalin e frikshëm të armëve që dyshohet se kishin si qëllim “aneksimin total të veriut”./Nacionale.com

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI