Flash

Spanjë/ Shpërthejnë në flakë 3 lokale, shuhet familja që festonte ditëlindjen, 13 të vdekur

Lapsi.al 2 October 2023
Spanjë/ Shpërthejnë në flakë 3 lokale, shuhet familja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë, ku tre klube nate janë përfshirë nga flakë masive duke lënë të vdekur 13 persona. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në qytetin juglindor të Spanjës, Murcia.

Zjarri shpërtheu në klubin e natës Fonda Milagros, i njohur si La Fonda, mëngjesin e së dielës. Më pas u përhap në klubet ngjitut. Mes të vdekurve ishin edhe anëtarët e një familjeje që festonin ditëlindjen.

Mes dëshmive prekëse është edhe ajo e babait të një viktime që ka publikuar në rrjetet sociale audion e mesazhit të marrë nga vajza e tij rreth orës 6 të mëngjesit. "Mami të dua, po vdes", dëgjohet vajza, e cila flet mes britmave të njerëzve të tjerë brenda në klub. Shumë të mbijetuar thanë se menjëherë pas shpërthimit të zjarrit është fikur rryma.

Klubi ndodhet në zonën Atalayas në Murcia, dhe zjarri besohet të ketë filluar rreth orës 06:00 (04:00 GMT).

Gati 15 orë më vonë, ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi atë. Por kryetari i bashkisë së Murcias, Jose Ballesta, u tha gazetarëve më herët gjatë ditës se zjarri kishte shpërthyer në katin e parë të klubit.

Diego Seral, drejtori i policisë kombëtare, tha se çatia e La Fonda ishte shembur, gjë që e bënte të vështirë gjetjen e viktimave dhe zbulimin e asaj që kishte ndodhur.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI