Flash

Mercenari i Wagner rreh për vdekje vajzën 4-vjeçare të gruas së tij

Lapsi.al 2 October 2023
Mercenari i Wagner rreh për vdekje vajzën 4-vjeçare të

Në qytetin e Lipetsk, u ngrit një kallëzim penal kundër një 31-vjeçari i dyshuar për vrasjen e një vajze 4 vjeçare (pjesa 2 e nenit 105 të Kodit Penal të Federatës Ruse – vrasja e një të mituri). Mediat ruse raportuan se burri mund të ketë luftuar në Ukrainë si anëtar i grupit mercenar Wagner.

Komiteti Hetues i Rusisë njoftoi zyrtarisht se një natë më parë “i dyshuari në gjendje të dehur” i ka shkaktuar lëndime trupore vajzës së tij gjatë një mosmarrëveshjeje me gruan e tij. Pas ngjarjes janë thirrur mjekët dhe kanë konstatuar vdekjen e fëmijës.

Komisioni Hetimor nuk ka dhënë asnjë informacion për identitetin e të dyshuarit.

Sipas kanaleve në Telegram, Baza dhe Ostorozno Novosti, emri i të dyshuarit është Vladimir V. Ai u rekrutua nga organizata mercenare Wagner në prill. Sipas kanaleve në aplikacionin Telegram, në fund të gushtit ky burrë u kthye në shtëpi për pushime dhe jetonte me gruan e tij Tatiana, por më 1 tetor ata patën një grindje, për shkak të së cilës Vladimir fillimisht goditi gruan e tij disa herë dhe më pas ai filloi të rrihte Ekaterinën e vogël, vajzën e gruas së tij nga një martesë e mëparshme. Vajza më vonë vdiq nga plagët në kokë.

Ky nuk është raporti i parë i krimeve të kryera nga mercenarët e Wagner, disa prej të cilëve ishin ish të burgosur.

Sipas vlerësimeve të përafërta, dhjetëra mijëra të burgosur Wagner u rekrutuan në kolonitë e burgjeve në Ukrainë. Javën e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin propozoi një minutë heshtje në kujtim të tyre.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI