Flash

Lubonja: Vuçiç po shfrytëzon krizën e perëndimit për të ndarë Kosovën

Lapsi.al 2 October 2023
Lubonja: Vuçiç po shfrytëzon krizën e perëndimit

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka folur mbrëmjen e së hënës për zhvillimet në veri të Kosovës dhe konfliktin me Serbinë. Ai u shpreh se presidenti serb Aleksandër Vuçiç është duke shfrytëzuar krizën e Perëndimit, që është lufta në Ukrainë, për përfitimet e tij politike. Më tej Lubonja shtoi se presidenti serb kërkon të marrë shkas nga lufta në Ukrainë, në mënyrë që të arrijë në një ndarje të territoreve me Kosovën.

“Rreziku më i madh është lufta. Ky operacion nga Serbia kërkon të shfrytëzojë problemet që ka Perëndimi, referuar luftës në Ukrainë. Opsioni është “le ta mbajmë mirë Vuçiçin” dhe ai e ka shfrytëzuar këtë krizë. Duke shfrytëzuar këtë gjë dhe marrë shkas nga Rusia, do të japin një zgjedhje për një ndarje territoresh.

Vuçiç këtë po pret. Se sa serbë janë të angazhuar për luftë, apo janë pjesë e bandave terroriste, këtë nuk e dimë. Përgjithësisht ata nuk e njohin Kosovën dhe shprehen se janë serbë. Skenari është në funksion të provokimit të Perëndimit dhe dobësinë që ka treguar për Vuçiçin”, - u shpreh Lubonja i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24.

Lubonja shtoi se Rama vetë në muajin qershor ka thënë se futja e KFOR në veri do të ishte gjëja më e keqe për Kosovën. Së fundmi Rama kërkoi që KFOR të ndërhyjë dhe të kontrollojë Veriun e Kosovës, kërkesë kjo që u bë edhe nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shtypi gjerman: Vuçiçit nuk mund t'i besohet

“Serbët po marshojnë në Kosovë?”, “Putini po nxit luftën e ardhshme ballkanike?”, “Lojë serbe”... Këto janë vetëm disa nga titujt e shtypit gjerman për gjendjen...

20:20

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI