Flash

Kurti: Sulmi terrorist, pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës

Lapsi.al 2 October 2023
Kurti: Sulmi terrorist, pjesë e një plani më të madh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sërish për sulmin nga grupe të armatosura serbe në veri të vendit. Në një postim në platformën 'X', ai shkruan se bazuar në dokumentet e konfiskuara e të konfirmuara nga policia e Kosovës, sulmi terrorist kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës.

“Në bazë të dokumentacionit të konfiskuar nga Policia e Kosovës, konfirmohet se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës, nëpërmjet një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të dallueshme. Kjo do të sillte krijimin e një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe me trupa”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti.

Ka kaluar një javë nga sulmi terrorist ndaj policisë së Kosovës, që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Policia e Kosovës ka vazhduar me operacionet ku ka konfiskuar arsenal armësh në zonën ku ndodhi sulmi, duke përfshirë këtu: granatahedhës, antiplumb, karikator me fishekë, kapela ushtarake, dorëza, pushkë gjuetie, snjaper, radiolidhje etj.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI