Flash

“Jemi shqiptarë, nuk na kuptoni dot”, shoqja e Klodianës rrëfen pse ajo nuk e denoncoi burrin në polici

Lapsi.al 2 October 2023
“Jemi shqiptarë, nuk na kuptoni dot”, shoqja e Klodianës

Castelfiorentino (Firence) - Shoqja më e afërt e Klodiana Vefës, 36-vjeçares shqiptare që u vra me armë zjarri në rrugë nga ish-bashkëshorti i saj Alfred Vefa mbrëmjen e 28 shtatorit, ka dalë nga shtëpia vetëm mëngjesin e së shtunës, pas gjetjes së trupit të pajetë të 45-vjeçarit, i cili u vetëvra pas krimit të rëndë.

Me të, shqiptarja kishte folur vetëm pak orë para se të vritej. Në një intervistë për gazetën italiane ‘La Nazione’, shoqja e shqiptares rrëfen se Klodiana kishte frikë që ta denonconte Alfredin, sepse i druhej faktit që ai mund të hakmerrej ndaj fëmijëve. E mbushur me ndjenja faji që nuk shkoi ta denonconte vetë, mikesha e së ndjerës thotë se Alfredi e kishte kërcënuar në shumë raste.

“Pas vdekjes së Klodianës u mbylla në shtëpi. Alfredi ishte ende rrugëve, i armatosur. Mund të vinte të më kërkonte dhe të më vriste edhe mua. Ai më urrente dhe më druhej, sepse i dilja përballë. Nuk e kisha frikë. I kam thënë më shumë se njëherë: nëse nuk të denoncon ajo për ferrin që po i bën të jetojë, do ta bëj unë”.

Po përse nuk e denoncoi Klodiana asnjëherë ish-burrin e saj, nëse ndihej në rrezik?

“Për fëmijët. Kishte frikë që nëse e denonconte ai do i bënte keq fëmijëve, në shenjë hakmarrje ndaj saj. Por ishte e bindur edhe për një gjë tjetër… Mendonte se edhe nëse e denonconte, nuk do të ndryshonte asgjë. Më thoshte: ‘Në fund atë që do të bëjë do ta bëjë gjithsesi’.

Shqiptarja ishte kokëfortë, por me zemër të madhe. I donte fëmijët e saj me shpirt. Donte të ishte e lumtur, po përpiqej me gjithë fuqinë e saj. Kishte gjetur dikë me të cilin ndihej mirë. Një burrë i cili ashtu si ajo kishte kaluar vite ferri duke duruar gjithçka sepse donin të rrinin bashkë. E njoh shumë mirë, dhe ai ashtu si unë, deri kur Alfredi u gjet i vdekur, kishte frikë të dilte nga shtëpia. Tashmë do të duhet të përballemi me çfarë ndodhi: Një dhimbje e papërballueshme dhe një peng që do më torturojë përjetë”.

Nëse do të mund të kthehej pas, çfarë do bënte?

“Do shkoja te karabinierët dhe do ta denoncoja, me ose pa miratimin e Klodianës. Si unë ashtu dhe partneri i saj nuk na e bënte zemra që të vepronim pa dëshirën e saj. Këmbëngulëm shumë. U përpoqëm ta bindnim me çdo mënyrë. Por në fund ajo e mbyllte bisedën duke thënë: Jemi shqiptarë, nuk na kuptoni dot. Ne e respektuam deri në fund.”

Po familja a ishte në dijeni?

“Për mendimin tim dinin shumë pak, ose të paktën jo të gjithë të vërtetën. Klodiana ishte gjithmonë e qeshur. Shqetësimet apo frikën që kishte ia besonte miqve dhe nuk fliste kurrë keq për Alfredin me të tjerët. Për të thoshte se ishte shumë punëtor. Mund edhe të ketë qenë, por vitin e fundit nuk kishte dhënë më asnjë qindarkë për familjen, ndonëse jetonte nën të njëjtën çati me fëmijët dhe të. Pasi e vrau mendova se kishte planifikuar gjithçka dhe se kishte marrë paratë e ishte arratisur në Shqipëri”.

Pistoletën me të cilën e vrau dhe u vetëvra duket se Alfredi e mbante në shtëpi…

“Ajo që mund të them është se Klodiana e parandiente që do e vriste me një plumb pistolete. Nuk ma ka thënë kurrë hapur, por njëherë më la të kuptoja se ai kishte armë, duke shtuar një fjali që nëse e rimendoj më futen të dridhurat: Tashmë e kam kohën e kufizuar…”

Klodiana Vefa ishte nënë e dy fëmijëve, një vajzë 14-vjeçare dhe një djali 17-vjeç.

Të këshilluara

Shtypi gjerman: Vuçiçit nuk mund t'i besohet

“Serbët po marshojnë në Kosovë?”, “Putini po nxit luftën e ardhshme ballkanike?”, “Lojë serbe”... Këto janë vetëm disa nga titujt e shtypit gjerman për gjendjen...

20:20

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI