Flash

Flet babai i Laert Haxhisë: Akuzat ndaj djalit tim, të sajuara

Lapsi.al 2 October 2023
Flet babai i Laert Haxhisë: Akuzat ndaj djalit tim, të sajuara

Babai i Laert Haxhisë, Qamil Haxhia është shprehur se akuzat ndaj djalit të tij për një sërë krimesh është një lojë e stisur nga policia dhe prokuroria e për këtë kanë gjetur një të droguar i cili ka thënë atë që kërkonte organi i akuzës.

"Policia e shtetit së bashku me prokurorinë pa pasur prova se për çfarë ka bërë djali im nuk duhet të arrestojë dhe të terrorizojë njerëzit. Nuk mundet që për katër ditë të dalësh në përfundime edhe të cilësosh një grup vrasësish me pagesë.

Djali im qëndron në Greqi në burg, djalin tim e akuzojnë dhe për vjedhjen në Tiranë dhe akuza të tjera nëse ai del me fotografi, me shenja gishtash, biseda telefonike ai të përgjigjet për krimet që ka bërë, policia duhet të marrë masat dhe të mos terrorizojë njerëzit.

Një droguar duhet të vizitohet më para se të merret në intervistë, ai nuk është në gjendje të mirë mendore, nuk është e vërtetë ajo që ai ka deklaruar. Kush është ky që akuzon direkt djalin tim, duke u shprehur se ka bërë vrasje dhe është kreu i grupit kriminal, ky është i papërgjegjshëm dhe kërkon të fusë në llum të gjithë njerëzit e tjerë dhe nuk mendoj se prokuroria ka rënë aq poshtë që të cilësojë të vërteta këto akuza. 

Si mund të aludosh ti për të vrarë prokurorë, avokatë dhe kur para pak çastesh isha në lokalin e avokatit që ishte shënjestër për ta vrarë ndërkohë që ai është mik i afër i Tafanit, nëse ky nxjerr një fotografi ose bisedë me djalin tim atëherë e pranoj, ai është një drogmen dhe killer nga natyra dhe është arrestuar duke konsumuar drogë.

Policia e shtetit më ka kontrolluar më qindra herë dhe ky është një operacion i kurdisur për të bërë me faj djalin tim pasi ai ka prej ditësh i arrestuar dhe i është bërë presion që të flasë ato që kërkon policia." - u shpreh Qamil Haxhia në një intervistë për televizionin Syri.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI