Flash

Degët e mësuesisë po mbyllen/ Berisha: Të ngrihemi në protesta për të mbrojtur të ardhmen

Lapsi.al 2 October 2023
Degët e mësuesisë po mbyllen/ Berisha: Të ngrihemi në

Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka folur për degët e mësuesisë që kanë një numër shumë të ulët studentësh që shumë shpejt rrezikojnë edhe mbylljen.

Berisha tha se vetëm dyfishimi i pagave të mësuesve mund t'i bëjë sërish këto degë ndër më të preferuarat.

"Katastrofë mund të vlerësohet situata për përgatitjen e mësuesve të ardhshme.

Dështim total i përpjekjeve të qeverisë nëpërmjet pagesave për angazhimin e të rinjve në degët e mësuesisë.

Ishte e pashembullt në historinë e Europës dhe të botës, që të këto degë, në Tiranë, matematikë, fizikë, kimi për mësuesi kanë ngelur me më pak se 10 studentë. De facto janë të mbyllura, në një kohë kur pak vite më parë, ishin nga degët më të preferuara të vendit.

Nuk kishte nevojë për stimuj të tjerë. Kishte një stimul: dyfishimi i rrogave të mësuesve.

I bëri degët e mësuesisë degë të preferuara. Madje dhe të mbingarkuara.

Qëndrimi ndaj mësuesit nga kjo qeveri, i shkretoi ato nga studentët, i falimentoi dhe ato po mbyllen.

Arsimi i lartë, këtë vit është një thirrje ku gjendja në të cilën ai ka rënë, të gjithë këto faktorë që rreshtova më sipër, janë një thirrje e fuqishme në radhë të parë për të rinjtë e universiteteve.

Po kaq edhe për gjimnazistët, për familjarët e tyre, të ngrihen fuqishëm në protesta.

Këto që po ndodhin janë shkatërrim masiv i ëndrrave më të bukura të të rinjve shqiptarë, mbi të cilat duhet të ndërtohet e ardhmja dhe Shqipëria e nesërme.

Unë garantoj studentët se PD në programin e saj, do t’u japë përgjigjen më të shkëlqyer të gjitha këtyre çështjeve, por i fton ata të marrin në dorë fatin e tyre, të ngrihen me guxim kundër një qeverie që është përçmuese, përbuzëse ndaj tyre dhe të ardhmes së tyre.", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI