Flash

Berisha: Pse gazetari gjerman e krahasoi Ramën me Pashiqin

Lapsi.al 2 October 2023
Berisha: Pse gazetari gjerman e krahasoi Ramën me Pashiqin

Gazetari gjerman i Frankfurter Allgemagne Zeitung publikoi një analizë therrëse për Vuçiçin dhe ngjarjet ne Kosovë dhe më pas nuk e kurseu kryeministrin Edi Rama për qëndrimet ndaj Beogradit.  Martens e quajti Ramën "kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga Nikola Pashiq" për qëndrimet që ai ka mbajtur ndër vite ndaj Kosovës.

Pashiq është një politikan i njohur serb i fundit të shekullit ta XIX dhe fillimit të shekullit XX që ka pasur një rol të rëndësishëm në masakrat e shqiptarëve dhe sot, kreu i demokratëve, Sali Berisha komentoi këtë deklaratë të tij nga parlamenti.

"Pashiq është kryeministri i shekullit për serbët, është kryeministri me kruel, më barbar e mizor kundër shqiptarëvre në genocidët e Lumës, Manastirit, Pejës dhe të tjera gjatë luftrave ballkanike. Autor i krimeve monstruezë që Trocki thotë se mbushi Vardarin me koka shqiptarësh.

Gazetari gjerman gjen Edi Ramën 100% të krahasueshëm me Pashiqin, sepse nga dita që erdhi në pushtet dhe deri në 25 Shtator u bë avokat kryesor i të gjitha projekteve të serbomadhnisë, u bë po aq armik i shqiptarëve të Kosovës sa vetë Aleksandër Vuçiç. Edi Rama pas vizitës së tij në Beograd në mënyrën më persistente u angazhua për projektin e copëtimit të Kosovës, ndarjes dhe copëtimit të saj.

Ndaj Majkëll Martens thotë se pas Pashiçit ai është kryeministri më i mirë i Shqipërisë. Edi Rama pasi dështoi për copëtimin e Kosovës, u angazhua për projektin ruso-serb të Ballkanit të Hapur. Ai vuri në darë Kosovën, vetëm për ta nënshtruar atë në një projekt që vendoste hegjemoninë serbe edhe në shek.XXI, mjerisht përsëri pas 100 vitesh në rajonin e Ballkanit.

A ka argat më të shpifur se ky njeri? A ka albanofob më të egër se Edi Rama? U vërsul këtë vit me tërbimin më të madh kundër udhëheqjes së Kosovës. Shpalli skenar imagjinar "Donbasër", "republika e KFOR" dhe çdo gje tjetër që e urdhëron padroni i tij në Beograd, Aleksandër Vuçiç.

I shpalli ato kur janë antihistorike. Veriu i Kosovës nuk kufizohet me Rusinë, vërtet kufizohet me Rusinë e Vogël, por Rusia e Vogël kufizohet me NATO-n, jo me Ukrainën, me NATO-n. E provoi ç'ndodhi këto ditë se mendoi se mund të krijonte konfliktin. Pse të mos e quante Pashiq Edi Ramën Zoti Martens? Kur pas sulmit terrorist, në orën 11 të drekës, Edi Rama del dhe kërkon atë që kërkonte Vuçiçi dhe Sergej Lavrov, konferencën ndërkombëtare për Kosovën.

Si ndjeheni ju me të? Krenarë apo të turpëruar? Jeni shqiptar apo nuk jeni shqiptar? Keni gjak shqiptari? Besoj se keni. A nuk është turp kombëtar të shpallet kryeministri i Shqipërisë, si Pashiq i Shek.XXI?" tha Berisha.

Të këshilluara

Nis seanca gjyqësore ndaj Trump në Nju Jork

Ish-Presidenti Donald Trump po merr pjesë në procesin gjyqësor civil ndaj tij, që filloi sot në Nju Jork, në një kohë kur kontrolli i disa prej pronave më të rë...

17:24

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI